Sipas një njoftimi për media, thuhet se policia ka reaguar menjëherë duke shmangur rrezikun e drejtpërdrejt, duke ia hequr të dyshuarit armën nga dora, e cila i ishte drejtuar të miturit.
“Mbrëmë, rreth orës 21:00, Policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në lagjen ’Iliria’, në rrugën ’Driton Islami’, në Ferizaj një person me inicialet A.S ( M/K) i moshës 14 vjeçar ishte sulmuar nga një person tjetër me inicialet G.H ( M/K) i moshës 38 vjeçar.
Policia e stacionit në Ferizaj, policët e rendit dhe policët hetues menjëherë i janë përgjigjur kësaj informate dhe kanë arritur në vendin e ngjarjes e cila ishte në proces. Reagimi i policisë ka qenë shumë i shpejtë, duke shmangur rrezikun e drejtpërdrejt, policët arrijnë që nga i dyshuari G.H të ia heqin nga dora armën e zjarrit, i cili e kishte të drejtuar kundrejt viktimës A.S dhe ta arrestojnë atë”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, bëhet e ditur se si provë materiale policia ka konfiskuar: një armë të zjarrit (pistoletë),një karikatorë me katër fishekë dhe një mjetë të mprehtë i kombinuar (dara) .
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës dhe kanosje’, thuhet ndër të tjera në njoftim.



