Katër turistë gjermanë janë shpëtuar ditën e sotme nga forcat e rendit, forcat zjarrfikëse dhe stafi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura i Përmetit, pasi kishin mbetur të bllokuar në kanionet e Langaricës.
Bëhet me dije se 4 turistëve gjermanë u është ofruar ndihmë mjekësore dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Turistët gjermanë mbetën të bllokuar në vendin e quajtur “Gropa e Priftit”. Shkak është bërë dalja nga shtrati i lumit Langaricë si rezultat i reshjeve të shiut.


