Dy bombarduesit amerikanë të llojit B-52 shihen duke fluturuar mbi statujën e Skënderbeut në Tiranë më 22 gusht 2022.
Këto fluturime u kryen për të treguar përkushtimin ndaj aleatëve të NATO-s, teksa janë rritur tensionet për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
Dy fluturaket realizuan fluturime të ulëta mbi ndërtesën e Qeverisë maqedonase në Shkup dhe mbi Sheshin Skenderbej në Tiranë të Shqipërisë.
Bombarduesit më pas fluturuan mbi bregdetin e Malit e Zi dhe mbi Dubrovnik të Kroacisë.
“Qëllimi i këtyre fluturimeve është për të demonstruar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara dhe për të siguruar aleatët e NATO-s dhe partnerët tanë që gjenden në Evropën Juglindore”, u tha në deklaratën e forcave ajrore amerikane në Evropë.
Avionët luftarakë B-52H Stratofortress janë avionë me rreze të gjatë veprimi dhe kanë aftësi që të bartin bomba dhe të kryejnë sulme me një seri armësh të inventarit të ushtrisë amerikane.
Bombarduesi amerikan B-52 duke fluturuar mbi kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
Bombarduesi amerikan B-52 duke fluturuar mbi kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
Aleatët e NATO-s po dërgojnë anije dhe avionë luftarakë për të forcuar krahun lindor të Aleancës në kundërpërgjigje ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë.
Në qershor, forcat ajrore amerikane kishin dërguar dy avionë F-35 për të kryer fluturime mbi shtetet e Baltikut.



