KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lojërat Olimpike, ngjarja që do të ndiqet nga dy miliardë njerëz
Sport

Lojërat Olimpike, ngjarja që do të ndiqet nga dy miliardë njerëz

Kosova News
Kosova News 13:14 -05/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Është ngjarja më e shumëpritur i të gjithë Lojërave Olimpike, ai që mban të ngjitur pas ekranit mbi 2 miliardë njerëz në mbarë botën.

Ceremonia e hapjes së Milano-Cortina 2026 do të inaugurojë ngjarjen olimpike në mënyrën më spektakolare të mundshme, me disa ceremoni që do të zhvillohen njëkohësisht. Dhe vëmendja do të jetë e përqendruar te disa nga emrat më të njohur të muzikës dhe kinemasë.

Ku do të mbahet ceremonia e hapjes e Milano-Cortina 2026?

Ngjarja kryesore do të zhvillohet në stadiumin San Siro, Tempulli i Futbollit. Por për herë të parë në histori, ceremonia do të ketë edhe një “binjak” – jo identik – në shtëpinë e dytë të këtyre Lojërave Olimpike: Cortina d’Ampezzo. Ceremoni të tjera do të mbahen gjithashtu në Livigno dhe në Predazzo, në Val di Fiemme.

Kur është dhe në çfarë ore fillon ceremonia?
Festimet zyrtare do të nisin në orën 20:00, të premten më 5 shkurt. Në San Siro është organizuar edhe një “pre-show”, që do ta mbushë stadiumin me muzikë dhe atmosferë festive që nga ora 19:15. Për të lejuar hyrjen e rregullt të publikut, portat do të hapen që në orën 16:00.

Kush do të jenë të ftuarit e ceremonisë së hapjes?
Emrat e mëdhenj, përveç ndonjë surprize apo shtese të minutës së fundit, tashmë janë konfirmuar. Një listë e gjatë yjesh ndërkombëtare dhe italiane do të ngjitet në skenën e San Siros. Do të performojnë Andrea Bocelli, Mariah Carey (e cila do të këndojë edhe hitin e përhershëm All I Want for Christmas Is You), Laura Pausini dhe Ghali. Do të jenë gjithashtu të pranishëm edhe emra të njohur të kinemasë, si Pierfrancesco Favino dhe Sabrina Impacciatore.

Sa kushtojnë biletat për ceremoninë e hapjes së Olimpiadës?

Tribunat e San Siros nuk janë ende të mbushura plotësisht. Nga 80 mijë persona të parashikuar, prej të cilëve 60 mijë me bileta me pagesë, mungojnë ende rreth 10 mijë. Janë shitur të gjitha biletat e sektorit të tretë, me çmim 260 euro. Ende ka vende të lira në sektorët e poshtëm dhe në zonën më pranë skenës, me çmime që variojnë nga 700 deri në 1.400, e deri në 2.026 euro. Një shifër simbolike, por që nuk ka ngjallur shumë interes te blerësit. Për këtë arsye, Fondacioni Milano-Cortina po provon një kartë të fundit: ofertën “paguaj një, merr dy”.

Ku do të mbahet ceremonia e ndezjes së flakës olimpike?

Bracieri olimpikë janë dy: një në Arco della Pace në Milano dhe tjetri në Piazza Dabona në Cortina d’Ampezzo. Një simbol i fuqishëm i bashkimit dhe lidhjes mes dy “kryeqyteteve” të Olimpiadës 2026. Bracierët janë struktura gjigante teknologjike, secili me peshë rreth 5 tonë, të veshura me mijëra drita me konsum të ulët, që do të mbajnë flakën olimpike. Ato janë ndërtuar si homazh për Leonardo da Vincin: struktura lëvizëse që hapen dhe mbyllen si një frymëmarrje.

Sa persona janë të përfshirë dhe punojnë në ceremoninë e hapjes?

Bëhet fjalë për një ngjarje me përmasa shumë të mëdha, me rreth 1.200 performues vullnetarë dhe një kast që vjen nga 27 vende të ndryshme. Për pjesën muzikore janë të angazhuar rreth 500 muzikantë, ndërsa në skenë do të përdoren 1.400 kostume të ndryshme. Në total, spektakli parashikon përdorimin e 1.000 objekteve skenike.

Gjithashtu lexoni:

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës

Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje

Spanja eliminon Portugalinë, Ronaldo largohet me lot në sy

UEFA kritikon ashpër FIFA-n lidhur me vendimin për Balogunin

Kosova News 05/02/2026 05/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?