KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka përkujtohen nga krerët e shtetit
Lajme

Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka përkujtohen nga krerët e shtetit

Kosova News
Kosova News 15:57 -17/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në përvjetorin e përjetësimit të veprimtarëve shqiptarë, vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryeparlamentari Dimal Basha kanë bërë nderime pranë lapidarit të tyre dhe të nënës Ajshe.

Krerët e shtetit vlerësuan lart veprën dhe heroizmin e veprimtarëve, të cilët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për kauzën shqiptare për liri dhe pavarësi.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se 17 janari është një prej ditëve më të kobshme për popullin e Kosovës, është dita kur u vranë mizorisht Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

- Reklamë -

“Një ditë e humbjeve të shumëfishta, por njëkohësisht një ditë e një krenarie të madhe për kombin tonë. Ata u shndërruan në zërin e një populli të robëruar dhe në kohë shumë të rënda rrezikuan gjithçka dhe u shndërruan në flakadanë të lirisë. Ishte sakrifica e tyre që e trasoi rrugën përpara të popullit tonë në mënyrë që ne sot ta gëzojmë këtë shtet për të cilin ata dhanë gjithçka”, tha presidentja. 

Kurti tha se sot bëjmë nderime, duke kujtuar se si, edhe para suprimimit të autonomisë, gjatë gjithë kohës kemi pasur patriotë të jashtëzakonshëm, veprimtarë të paepur, të cilët u flijuan duke sakrifikuar gjithçka për shtetin dhe lirinë, të cilën e kemi dhe e gëzojmë sot.

“Edhe para luftës, shqiptarët nën Jugosllavi e Serbi nuk kishin paqe dhe për këtë janë dëshmi edhe demonstratat e shumta të organizuara, por gjithashtu edhe ish-të burgosurit e të persekutuarit politikë”, u shpreh kryeministri.

Atentati ndaj vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës ndodhi më 17 janar, 44 vjet më parë, në Untergruppenbach të Gjermanisë, ku sipas policisë gjermane, ndaj tyre u shtinë 12 herë. Raportohet se Jusuf Gërvalla mbeti i vetëdijshëm deri në momentet e fundit dhe përmendi UDB-në si përgjegjëse për këtë atentat.

Veprimtarët mbeten figura të shquara të historisë së rezistencës shqiptare dhe simbol i përkushtimit ndaj lirisë dhe pavarësisë së kombit.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë

U përfshi disa herë nga zjarri, Ministria e Drejtësisë ndan mjetet për renovimin e IML-së

Kurti: Jemi në dispozicion të plotë për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë

Kosova News 17/01/2026 17/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?