KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Spiropali për vendimin e SHBA-së: Lëvizja e shqiptarëve vazhdon pa pengesa
Rajon

Spiropali për vendimin e SHBA-së: Lëvizja e shqiptarëve vazhdon pa pengesa

Kosova News
Kosova News 10:50 -15/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, ka sqaruar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për pezullimin e përpunimit të vizave të imigracionit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë.

Sipas Spiropalit, ky vendim nuk ndalon udhëtimin e qytetarëve shqiptarë në SHBA dhe nuk prek vizat për qëllime turistike, studentore, biznesi, vizita familjare apo për evente të punës. Ajo ka theksuar se ndryshimi lidhet vetëm me politikat e imigracionit dhe rishikimin e përpunimit të vizave të qëndrimit afatgjatë.

“Është e paimagjinueshme që disa në Tiranë përpiqen të paraqesin Shqipërinë si vend të ‘zezë’ për SHBA-të. Këto janë trillime politike. Realiteti është se vendimi amerikan nuk ka bllokuar lëvizjen dhe udhëtimin e qytetarëve tanë,” ka thënë Spiropali.

Ministrja ka akuzuar opozitën se po përpiqet të nxijë imazhin e vendit, duke theksuar se Shqipëria respektohet dhe çmohet ndërkombëtarisht dhe qëndrimi i saj ndaj SHBA-së mbetet strategjik dhe aleat.

Vendimi i DASH për rishikimin e vizave për imigrantët është pjesë e masave për të kufizuar abuzimet me avantazhet e sistemit amerikan të migracionit dhe nuk ka për qëllim të targetojë Shqipërinë apo qytetarët e saj.

“Shqipëria ka qenë dhe mbetet aleat dhe partner strategjik i SHBA-ve, vend mik me të cilin na lidh një rrugë e gjatë e vlerave dhe interesave të përbashkëta,” ka përfunduar Spiropali.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 15/01/2026 15/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?