Komuna e Fushë -Kosovës ka njoftuar se ka filluar procesi i vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit.
Sipas njoftimit, qytetarët që kanë pësuar dëme mund të paraqesin kërkesat e tyre deri më 16 janar 2026 (e premte), në zyrën pritëse të komunës së Fushë-Kosovës.
Gjatë aplikimit, është e domosdoshme të plotësohet formulari përkatës dhe të bashkëngjiten fotografi (nëse ka) që dëshmojnë dëmet e shkaktuara.
Komuna u bën thirrje të gjithë qytetarëve të prekur që të respektojnë afatin e përcaktuar, me qëllim të trajtimit sa më të drejtë dhe transparent të kërkesave.


