KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizon ligjin për konfiskim të pasurisë, reagon ashpër ministri i Drejtësisë: është joligjore, joprofesionale  dhe joetike
Politikë

Pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizon ligjin për konfiskim të pasurisë, reagon ashpër ministri i Drejtësisë: është joligjore, joprofesionale  dhe joetike

Jeton Sopa
Jeton Sopa 17:52 -09/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar pas pranimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke e cilësuar procesin si të vonuar dhe të dëmshëm për luftën kundër korrupsionit.

Përmes një postimi në Facebook, Sallahu ka bërë të ditur se aktgjykimi është pranuar pas një viti e 28 ditësh, duke tejkaluar, sipas tij, afatet ligjore të parapara. Ai theksoi se Gjykata Kushtetuese ka konstatuar shkelje procedurale gjatë miratimit të projektligjit në Kuvend, për çka ligji duhet të kthehet sërish për rishqyrtim dhe miratim.

Sallahu e ka cilësuar të papranueshme mbajtjen e një ligji kaq të rëndësishëm për më shumë se një vit për arsye procedurale, duke e quajtur këtë veprim joligjor, joprofesional dhe joetik.

Sipas tij, vonesa të tilla cenojnë kompetencat kushtetuese të Qeverisë dhe Kuvendit në procesin e miratimit të ligjeve dhe dëmtojnë përpjekjet institucionale për luftimin e krimit dhe korrupsionit, veçanërisht të zyrtarëve publikë.

Megjithatë, ministri në detyrë i Drejtësisë ka shprehur bindjen se, pavarësisht pengesave, procesi i konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme do të nisë gjatë këtij viti.

Gjithashtu lexoni:

Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet

Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?

6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA-në, thotë se ato janë të veçanta që nga shekulli XIX

Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc

Jeton Sopa 09/01/2026 09/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Paga minimale 500 euro dhe më shumë mbrojtje për të drejtat e punëtorëve
13:05 -24/07/2026
Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet
12:50 -24/07/2026
Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë
12:26 -24/07/2026
Inspektim në disa autoparkime në rajonin e Pejës, evidentohen shkelje të ndryshme
12:18 -24/07/2026
Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?
11:58 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?