Manchester United ka vendosur të bëjë ndryshime në stolin drejtues, duke shkarkuar trajnerin Ruben Amorim nga posti që mbante në klub.
Barazimi 1-1 përballë Leeds United ka qenë pika që ka shtyrë drejtuesit e “Djajve të Kuq” drejt këtij vendimi të vështirë, në një moment kur skuadra ndodhet në vendin e gjashtë në renditjen e Premier League.
Sipas mediave britanike, pasuesi i Amorim në krye të bankinës pritet të jetë Darren Fletcher, aktualisht trajner i skuadrës U-18 të Manchester United.
Emërimi i tij shihet si një zgjidhje e brendshme dhe afatshkurtër, teksa klubi synon stabilitet dhe reagim të menjëhershëm në rezultatet e ekipit.
Pritet që ditët në vijim të sjellin zyrtarizimin e vendimit dhe detaje të tjera mbi të ardhmen e stolit të Manchester United.


