Prokurorja e Përgjithshme e SHBA, Pam Bondi, ka njoftuar se presidenti venezuelian Nicolas Maduro dhe Zonjën e Parë, Cilia Flores, janë të akuzuar në Gjykatën e Distriktit Jugor të Nju Jorkut.
Bondi tha se Maduro përballet me akuza për:
konspiracion për narkoterorizëm,
konspiracion për importim kokaine,
posedim armësh automatike dhe pajisjesh shkatërruese,
dhe konspiracion për të poseduar këto armë kundër SHBA.
Maduro ishte akuzuar fillimisht në mars 2020 për “narkoterorizëm” në të njëjtën gjykatë. Bondi shtoi në X: “Ata së shpejti do të përballen me gjithë ashpërsinë e drejtësisë amerikane në tokën amerikane, në gjykatat amerikane.”



