KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KMDLNJ: Gjykata Speciale po i shkel standardet ndërkombëtare, institucionet e Kosovës po heshtin
Siguri

KMDLNJ: Gjykata Speciale po i shkel standardet ndërkombëtare, institucionet e Kosovës po heshtin

Kosova News
Kosova News 14:06 -26/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë si “rimishërim të inkuizicionit” dhe duke kritikuar institucionet e Kosovës për mosveprim ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Në  një deklaratë të publikuar sot, KMDLNJ-ja thekson se Gjykata Speciale në trajtimin e të paraburgosurve shqiptarë dhe shtetasve të Kosovës, shkel në mënyrë brutale të drejtat e njeriut dhe standardet ndërkombëtare.

“Kush ka menduar se ka ikur koha e inkuizicionit, del se ka gabuar shumë. GJRS – Gjykata Raciste Speciale është rimishërim i inkuizicionit në zemër të Evropës, ku brutalisht shkelet dinjiteti i njeriut të privuar nga liria”, thuhet në reagim.

Organizata nënvizon se, në vendin e iluminizmit dhe të të drejtave themelore, “kemi terr informativ dhe mungesë të drejtave themelore të njeriut nga burokratët juridikë ndërkombëtarë”.

KMDLNJ-ja thekson se institucionet e Kosovës nuk kanë ndërhyrë në mënyrë efektive, duke përdorur metaforën e “lojës së strucit”: “Institucionet e Kosovës brutalisht ndërhyjnë në të gjitha nivelet e gjyqësorit, ndërsa sa i përket GJRS – Gjykatës Speciale Raciste, e kanë luajtur lojën e strucit. Askush nuk ka kërkuar që ato të ndërhyjnë në drejtësi, por ka qenë detyrim ligjor të sigurojnë transparencë dhe llogaridhënie”, thuhet më tej në reagim.

Një rast konkret i përmendur është ai i Salih Mustafës – Calit, për të cilin KMDLNJ-ja shprehet se moslejimi i vizitës të babait të tij, i cili ndërroi jetë, tregon “rrënimin moral të Gjykatës Speciale dhe të institucioneve të Kosovës”. Organizata thekson se edhe në raste të tjera, përfshirë Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn, Pjetër Shalën, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin dhe Kadri Veselin, janë vërejtur shkelje të të drejtave dhe trajtim jo mbarëvajtës.

“Këta të paraburgosur, të zhveshur nga çdo e drejtë, po kalojnë kalvarin shpirtëror nga kriminelët juridikë të Hagës dhe rrogëtarët e tyre politikë në Prishtinë. Heshtja e institucioneve ka përligjur diskriminimin e Gjykatës Raciste Speciale ndaj pengjeve të Hagës, të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës, udhëheqës të luftës dhe ndërtues të shtetit dhe paqes”, shtohet në deklaratë.

KMDLNJ-ja vë në pah se Gjykata Speciale injoron Kushtetutën e Kosovës dhe standardet
ndërkombëtare, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe rregullat e Nelson Mandelës për trajtimin e të paraburgosurve. Organizata e quan këtë sjellje si “fytyrë të shëmtuar të gjykatës” dhe kërkon nga institucionet e vendit të respektojnë të drejtat e njeriut dhe të sigurojnë mbrojtje juridike cilësore.
Në përfundim, KMDLNJ-ja bën thirrje që respekti ndaj vlerave të luftës dhe sakrificës për liri të jetë themel mbi të cilin ngrihen vlerat tjera në Kosovë.

“Te ne është e kundërta: antivlerat dhe antikombëtarët mbajnë poste të larta shtetërore, ndërsa vlerat e vërteta janë të margjinalizuara ose në burg”, përfundon deklarata.

Gjithashtu lexoni:

Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë

Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë

Kosova News 26/12/2025 26/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?