KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia e Kosovës paralajmëron për e-maila të rremë që keqpërdorin emrin e institucionit
Siguri

Policia e Kosovës paralajmëron për e-maila të rremë që keqpërdorin emrin e institucionit

Kosova News
Kosova News 12:15 -16/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar për të sqaruar opinionin publik lidhur me qarkullimin e disa e-mailave të rremë, të cilët po shpërndahen në adresa të ndryshme elektronike duke u paraqitur në mënyrë të rreme si dokumente zyrtare të këtij institucioni.

Sipas Policisë, këto e-maila përmbajnë informacione jozyrtare dhe të falsifikuara, të cilat pretendojnë se janë lëshuar nga Policia e Kosovës, nga Drejtori i Përgjithshëm i PK-së apo edhe nga institucione e organizata të tjera vendore dhe ndërkombëtare, si Agjencia e Sigurisë Kibernetike në Kosovë, Byroja Federale e Hetimeve, Policia Kombëtare e Krimit Kibernetik dhe Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale.

Në këto mesazhe, dokumentet janë të emërtuara si “THIRRJE GJYQËSORE” dhe shoqërohen me numra referues të dosjeve, duke krijuar përshtypjen e një njoftimi zyrtar. Policia e Kosovës thekson se këto nuk janë dokumente zyrtare dhe nuk janë lëshuar nga asnjë zyrtar i lartë i PK-së, por bëhet fjalë për e-maila dhe dokumente të falsifikuara me qëllime të caktuara mashtruese.

Policia bën të ditur se, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ka nisur hetime intensive pas informacioneve për përsëritjen e rasteve të tilla. Për këtë qëllim, janë angazhuar njësitet kompetente policore për hetimin, verifikimin dhe identifikimin e autorëve të kësaj vepre penale.

Njëkohësisht, Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e dezinformatave dhe mashtrimeve të tilla. Të gjithë ata që pranojnë e-maila apo dokumente të dyshimta që pretendojnë të jenë nga Policia e Kosovës, ftohen t’i raportojnë ato në adresën zyrtare të PK-së.

Gjithashtu lexoni:

Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë

Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë

Kosova News 16/12/2025 16/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?