KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Syla mohon para Gjykatës se e ka nxitur djalin e mitur për vrasjen e V.B. në Podujevë
Siguri

Syla mohon para Gjykatës se e ka nxitur djalin e mitur për vrasjen e V.B. në Podujevë

Kosova News
Kosova News 14:46 -15/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

I akuzuari për vrasjen e V.B. më 2023 në Podujevë, Arsim Syla, është paraqitur të hënën para Gjykatës për të vazhduar mbrojtjen e tij lidhur me vrasjen për të cilën akuzohet se e ka kryer në bashkëkryerje me djalin e tij të mitur, L.S.

Gjatë seancës, Syla ka dhënë deklaratën e tij para trupit gjykues, duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit mbrojtës, Besnik Berisha. 

Ai ka mohuar kategorikisht pretendimet e Prokurorisë se kishte planifikuar apo nxitur veprën penale, duke deklaruar se qëndrimi i tij në supermarketin ku ndodhi ngjarja, kishte zgjatur rreth një orë dhe se pas vërejtjes së veturës së viktimës kishte vendosur të largohej për të shmangur përballjen. Sipas tij, ai ishte ndarë nga i mituri dhe ishte kthyer në shtëpi, ndërsa djali ishte kthyer i vetëm në market për të blerë ushqime.

Syla ka theksuar se nga pozicioni ku ndodhej nuk kishte mundësi të shihte ndonjë ngjarje për shkak të pengesave fizike brenda marketit, duke shtuar se kishte parë vetëm veturën e të ndjerit. 

Ai ka deklaruar se i mituri nuk kishte asnjë qëllim për ndjekje apo kryerje të krimit, por se planet e tij kishin qenë të shkojë në qytet për ta takuar të dashurën.

“Nuk ekziston në botë prind që e çon fëmijën e tij drejt një vepre kaq të rëndë, drejt një krimi që ia shkatërron jetën përgjithmonë. Unë jam prind, e kam rritur, e kam ushqyer me këshilla dhe edukatë. I kam qëndruar tërë jetën prapa. I nderuar trup gjykues, nuk ekziston prind në këtë botë që lejon fëmijën e tij të takohet e ballafaqohet me kriminel siç ishte i ndjeri me grupin e tij. Po ta dija apo kuptoja, me çdo kusht apo çmim do e parandaloja. Ata plumba pa më goditur mua, nuk do e godisnin as Valmirin, sepse sa i përket meje V.B, do të jetonte edhe 100 vjet tjera i lumtur bashkë me familjen tij”, ka thënë Syla.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 18 mars 2024 kishte ngritur aktakuzë kundër të akuzuarit Arsim Syla, pasi që i njëjti, me qëllim të hakmarrjes dhe për shkak të një konflikti që kishte pasur më herët gjatë vitit 2022 me tani të ndjerin V.B. dhe Sh.R., kishte porositur djalin e tij të mitur L.S. që ta privojë nga jeta tani të ndjerin V.B.

Sipas aktakuzës, më 11 shtator 2023, i pandehuri Syla dhe djali i tij i mitur L.S. kishin shkuar në kafiterinë e një supermarketi në Podujevë, ku rreth orës 12:19 kishin vërejtur tani të ndjerin V.B., duke hyrë në market bashkë me bashkëshorten e tij, të dëmtuarën L.S., dhe fëmijën e tyre 4-vjeçar. Sipas aktakuzës, i pandehuri Syla dhe djali i tij L.S. dolën nga restoranti, ku Syla e orienton të miturin L.S. në drejtim të të ndjerit V.B., i cili vihet në ndjekje të tij, ndërsa Syla vazhdon të dalë nga objekti. Në momentin kur i ndjeri V.B. bashkë me bashkëshorten dhe fëmijën e tij arrijnë tek sektori i produkteve të qumështit, i mituri L.S. i afrohet nga mbrapa dhe fillimisht shtie dy herë në drejtim të të ndjerit.

Gjithashtu lexoni:

Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë

Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë

Kosova News 15/12/2025 15/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?