KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Meta në izolim ekstrem”, Xhixho: Regjimi i Ramës më keq se i Putinit: Nuk i lejohet komunikimi me mediat
Rajon

“Meta në izolim ekstrem”, Xhixho: Regjimi i Ramës më keq se i Putinit: Nuk i lejohet komunikimi me mediat

Kosova News
Kosova News 14:39 -15/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja Erisa Xhixho ka akuzuar qeverinë shqiptare për shkelje të rëndë të lirisë së shprehjes, duke e krahasuar situatën në Shqipëri me Rusinë e Vladimir Putinit. Në një postim në rrjetet sociale ajo ka përmendur rastin e Alexei Navalny, që sipas saj, edhe pse në një regjim autoritar si ai rus, Navalny arriti të komunikonte nga burgu dhe të përcillte denoncimet e tij te miliona qytetarë, ndërsa në Shqipëri ndodh e kundërta me ish-presidentin Ilir Meta.

“Në Rusi, Putin nuk ia hoqi Navalnyt lirinë e shprehjes. Denoncimet e tij për kushtet nga burgu në Arktik dhe kritikat ndaj regjimit autoritar të Putinit arritën pa pengesë te miliona rusë. Në Shqipëri ndodh e kundërta me ish-presidentin e vendit, z.Ilir Meta. I izoluar në ekstrem, atij i është mohuar tërësisht e drejta për të komunikuar me mediat. Çdo përpjekje për të komunikuar me gazetarët është ndëshkuar, çdo fjalë e tij është censuruar me urdhër të Edi Ramës”, shkruan Xhixho

Sipas saj Meta ndodhet në izolim ekstrem dhe i është mohuar plotësisht e drejta për të komunikuar me mediat

“Sepse ndryshe nga regjimi i Putinit, ai i Edi Ramës të heq të drejtën e fjalës, në emër të një pushteti që nuk pranon kritika”.

Deputetja e PL-së vë në pikëpyetje aspiratën europiane të vendit, për shkak të shkeljes së parieve bazë të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

“A mund të flasim për Shqipëri Europiane, kur Tirana sillet më keq se Kremlini? As në 2030, as kurrë! Raporti i Avokatit të Popullit e thotë qartë se komunikimi me mediat është në bazë të parimit për të drejtën e shprehjes dhe transparencën. Respektimi i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut nuk është opsion, është detyrim ligjor. Zbatimi i 9 rekomandimeve të Avokatit të Popullit është gjithashtu detyrim. Shqipëria europiane që qytetarët meritojnë duhet të ketë në themel demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, shkruan Xhixho në rrjetet sociale.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 15/12/2025 15/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?