KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aktakuzë ndaj ministrit serb për rastin “Shtabi i përgjithshëm”
Siguri

Aktakuzë ndaj ministrit serb për rastin “Shtabi i përgjithshëm”

Kosova News
Kosova News 14:27 -15/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit të Kulturës në Qeverinë serbe, Nikolla Sellakoviq, lidhur me parregullsitë gjatë heqjes së statusit të pasurisë kulturore për ndërtesat e kompleksit “Shtabi i përgjithshëm” në qendër të Beogradit.

Prokuroria njoftoi më 15 dhjetor se aktakuzë është ngritur edhe ndaj sekretares së Ministrisë së Kulturës, Sllavica Jellaqe, ushtruesit të detyrës së drejtorit të Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, Goran Vasiq, si dhe ushtruesit të detyrës së drejtorit të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës të qytetit të Beogradit, Aleksandar Ivanoviq.

Të gjithë dyshohen për veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe falsifikimit të dokumenteve zyrtare.

Në vendin ku ndodhet kompleksi i Shtabit të përgjithshëm, i shkatërruar gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, është planifikuar ndërtimi i një kompleksi luksoz nga kompania investuese “Affinity Partners” e Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Prokuroria serbe bëri të ditur gjithashtu se “vazhdon ndërmarrjen e veprimeve për të përcaktuar nëse edhe në veprimet e disa personave të tjerë ekzistojnë elemente të veprës penale”.

Që nga muaji maj, Prokuroria për Krim të Organizuar po zhvillon hetime për dyshime mbi falsifikimin e dokumentacionit, në bazë të të cilit Qeveria e Serbisë ia hoqi statusin e pasurisë kulturore ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm në Beograd.

Sipas njoftimeve të mëhershme të Prokurorisë, drejtori i Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, Goran Vasiq, ka pranuar që të falsifikojë dokumentacionin.

Në bazë të këtij dokumentacioni, Ministrisë së Kulturës – në krye të së cilës është Nikolla Sellakoviq nga radhët e Partisë Progresive Serbe (SNS) – u paraqit nisma për marrjen e vendimit për ndërprerjen e statusit të pasurisë kulturore për kompleksin e Shtabit të Përgjithshëm.

Sellakoviq u mor në pyetje më 4 dhjetor dhe, pasi dha deklaratën, nuk foli për vetë procedurën, por bëri akuza dhe fyerje në adresë të Prokurorisë për Krim të Organizuar.

Pa paraqitur prova, ai i akuzoi ata se veprojnë me urdhër të qendrave të fuqisë, pa treguar se për cilat bëhet fjalë, por të cilat, sipas tij, synojnë rrëzimin e pushtetit në Serbi dhe të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 11 dhjetor paralajmëroi se, në rast se ngrihet aktakuzë për çështjen e Shtabit të Përgjithshëm, do t’i falë të gjithë ata që “gjoja kanë marrë pjesë në keqpërdorime”.

“Nuk do t’u jap mundësi të ndjekin penalisht ata që nuk janë fajtorë për asgjë. Unë jam fajtor. Unë jam ai që desha modernizimin e Serbisë. Unë jam ai që desha të sjell një investitor të madh”, deklaroi Vuçiq.
Me një ligj të posaçëm, të miratuar në Kuvendin e Serbisë më 7 nëntor, me të cilin Shtabit të Përgjithshëm i hiqet statusi i pasurisë kulturore, pushteti në Serbi hapi rrugën për ndërtim.

Projektin e kundërshtojnë protestuesit antiqeveritarë, opozita dhe një pjesë e komunitetit profesional, të cilët mbrojnë idenë e restaurimit dhe konservimit të ndërtesës së shekullit XX.

Gjithashtu lexoni:

Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë

Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë

Kosova News 15/12/2025 15/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?