KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Çlirimtarët maten me unitet, jo me flamuj” – vëllai i Rexhep Selimit reagon ndaj mbështetjes vetëm për disa nga liderët e UÇK-së
Siguri

“Çlirimtarët maten me unitet, jo me flamuj” – vëllai i Rexhep Selimit reagon ndaj mbështetjes vetëm për disa nga liderët e UÇK-së

Kosova News
Kosova News 13:13 -15/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Vëllai i Rexhep Selimit, Ramadan Selimi, ka kritikuar publikisht diferencimin e çlirimtarëve të UÇK-së në protestat dhe veprimet simbolike kundër Dhomave të Specializuara në Hagë.

Në një reagim të fundit, Selimi thekson se çlirimtarët nuk maten me flamuj selektiv, por me unitet dhe qëndrim të përbashkët politik e shoqëror.

Ai shpreh shqetësim mbi flamurin e ngritur së fundmi në Drenicë, i cili sipas tij “simbolikisht i kushtohet vetëm dy prej tyre, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”

Selimi pyet se a është i drejtë ky diferencim?

“A është e moralshme dhe politike që disa oponentë, madje edhe brenda spektrit politik që i ka nxjerrë këta liderë, të ndajnë çlirimtarët në ‘më të merituar’ dhe ‘më pak të merituar’, kur të gjithë po përballen me një aktakuzë të njëjtë – të përpiluar nga Serbia dhe të ngritur nga Dhomat e Specializuara në Hagë?”, ka shkruar vëllai i Rexhep Selimit.

Ramadan Selimi nënvizon se kontributi i të gjithë anëtarëve të UÇK-së është i pandashëm.

“Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli janë një emër i vetëm në histori: UÇK-ja. Kontributi i secilit prej tyre për çlirimin e Kosovës është i pamohueshëm dhe i pandashëm. Çdo tentativë për t’i veçuar apo për t’i hierarkizuar është jo vetëm padrejtësi historike, por edhe dëm për kauzën që ata përfaqësojnë sot në Hagë”, është shprehur ai.

Ramadan Selimi gjithashtu shtron pyetje mbi mbështetjen simbolike që u jepet vetëm disa prej çlirimtarëve.

“A i bën nder ky diferencim atyre dhe vetë PDK-së, veçanërisht kur dihet se djali i Jakup Krasniqit është nominuar nga kjo parti si kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës. Si mund të ndihet ai, por edhe familjet e të gjithë të akuzuarve tjerë që gjinden prapa grillave në Hagë, kur sheh flamuj, bilborde dhe mbështetje simbolike vetëm për dy emra, ndërkohë që babai i tij dhe Rexhep Selimi kanë dhënë po aq – nëse jo më shumë – për lirinë e këtij vendi?”, ka shkruar Selimi.

Selimi thekson se nëse vërtet besojmë se gjykimi në Hagë është padrejtësi ndaj luftës çlirimtare, atëherë mbështetja duhet të jetë e barabartë, e sinqertë dhe pa dallime.

“Çlirimtarët nuk maten me flamuj selektivë, por me unitet dhe qëndrim të përbashkët politik e shoqëror. Historia nuk i ndan ata. As ne nuk duhet t’i ndajmë”, ka shkruar ai.

Gjithashtu lexoni:

Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë

Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë

Kosova News 15/12/2025 15/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?