KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën
Rajon

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Kosova News
Kosova News 22:57 -14/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Analisti serb, Dushan Janjiq, ka folur për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për asociacionin.

Janjiq thotë se Serbia de fakto e ka njohur Kosovën, por që me sulmin në Banjskë ka rrënuar gjithçka. Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Janjiq deklaron se ai ishte ofruar keq.

Dialogu për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë ka humbur përmbajtjen politike dhe është reduktuar në takime formale pa rezultate, vlerëson për RTK analisti politik Dushan Janjiq.

Edhe pse, sipas tij, dialogu është thelbësisht i bllokuar, në marrëdhëniet e Serbisë ndaj Kosovës shumë çështje kyçe tashmë janë faktikisht të zgjidhura.

“Në këtë proces, Serbia e ka njohur de facto Kosovën. Kjo është e përfshirë në marrëveshje dhe në dokumente. Narrativi për ‘mosnjohjen’ shërben vetëm për përdorim të brendshëm. Beogradi nuk ka më çfarë të ofrojë, me sulmin në Banjskë gjithçka është dorëzuar”, tha Janjiq.

Megjithatë, sipas Janjiqit, problemet kyçe politike mbeten të pazgjidhura. Ai vlerëson se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është vendosur gabimisht që në fillim dhe nuk mund të ofrojë një zgjidhje të qëndrueshme.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe, në këtë formë, nuk është i realizueshëm. Kosova tashmë është e decentralizuar dhe modeli etnik përfaqëson një dështim politik. Pa status institucional të qartë dhe mbrojtje reale të të drejtave të komunitetit serb, Kosova nuk ka një rrugë serioze drejt Këshillit të Evropës. Ekzistojnë modele, madje edhe Kurti ka përmendur modelin kroat si të pranueshëm për vetëqeverisjen e pakicave”, theksoi Janjiq.

Janjiq vlerson se dialogu, në formatin aktual, nuk mund të ringjallet pa një ndryshim thelbësor të qasjes, prandaj procesi i normalizimit ka mbetur i bllokuar, pa asnjë përparim real.

“Viti 2025 kaloi me kafe në vend të dialogut. Ajo që po bën tani fasilitatori i ri është një përpjekje burokratike për të ringjallur diçka që nuk mund të ringjallet, në këtë formë”, nënvizoi Janjiq.

Sipas Janjiqit, edhe pse Bashkimi Evropian mbetet formalisht lehtësues i dialogut, nevojitet një angazhim dukshëm më i fortë politik i grupit Kuint, veçanërisht i Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar. Pa qasje të drejtpërdrejtë dhe presion politik nga këta aktorë, procesi do të mbetet i bllokuar në ‘status quo’.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 14/12/2025 14/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?