KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqipëria, e para në rajon për modernizimin e prokurimeve publike – Rama njofton fazën e re me inteligjencë artificiale
Rajon

Shqipëria, e para në rajon për modernizimin e prokurimeve publike – Rama njofton fazën e re me inteligjencë artificiale

Kosova News
Kosova News 16:57 -11/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Shqipëria është renditur e para në Ballkanin Perëndimor për modernizimin dhe integritetin e sistemit të prokurimeve publike, sipas raportit më të fundit të monitorimit të SIGMA-s.

Këtë e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit “30 vjet Prokurime Publike – Shqipëria, lider rajonal në modernizimin e sistemeve të prokurimit”, ku theksoi se vendi ka kaluar një transformim rrënjësor.

Rama u shpreh se ky progres duhet komunikuar më qartë në një mjedis të polarizuar politikisht. Ai tha se pavarësisht kritikave, të dhënat e viteve të fundit tregojnë ndryshim të dukshëm në raport me të kaluarën.

Sipas tij, arritjet në këtë sektor janë rezultat i punës së Agjencisë së Prokurimit Publik dhe Komisionit të Prokurimit Publik, si dhe bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë, përfshirë Bankën Botërore.

Raporti i SIGMA-s e rendit Shqipërinë me diferencë të madhe mbi vendet e tjera të rajonit për performancën në prokurimet publike.

Kryeministri njoftoi gjithashtu se vendi po hyn në një fazë të re teknologjike, ku inteligjenca artificiale do të marrë një rol qendror në procedurat e prokurimit.

“Sot ne jemi në një proces të avancuar për të kaluar të gjithë procesin e prokurimeve në duart e inteligjencës artificiale, me një përqindje shumë të lartë të procesit që nuk përfshin njeriun”, tha ai, duke theksuar se kjo pritet të rrisë transparencën dhe të minimizojë mundësitë për abuzim.

Rama u ndal edhe te shqetësimet për mundësinë e manipulimit të algoritmeve, duke garantuar se sistemi “Diella” do të jetë plotësisht i auditueshëm dhe i gjurmueshëm në çdo hap. Vendimi final, sipas tij, do të mbetet gjithmonë në dorën e komisioneve përkatëse.

Në përfundim, ai theksoi nevojën për rritjen e profesionalizmit në fushën e prokurimeve.

Qeveria ka centralizuar të gjitha procedurat te Operatori i Blerjeve të Përqendruara, i cili synohet të shndërrohet në një institucion profesional me staf të specializuar, duke menaxhuar mijëra procedura që kërkojnë ekspertizë të lartë.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 11/12/2025 11/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?