KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Visheshin si “Peaky Blinders”, Talibanët arrestojnë katër të rinj
Botë

Visheshin si “Peaky Blinders”, Talibanët arrestojnë katër të rinj

Kosova News
Kosova News 13:58 -09/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Talibanët kanë arrestuar katër të rinj në qytetin Herat të Afganistanit, pasi ata u fotografuan të veshur me rroba të frymëzuara nga seriali britanik “Peaky Blinders”, raportojnë mediat lokale. Të rinjtë, të cilët mbanin pallto të gjata, kapele dhe veshje të stilizuara ngjashëm me personazhet e familjes Shelby, u akuzuan nga policia e moralit për “promovim të kulturës së huaj”.

Fotografitë e tyre u përhapën gjerësisht në rrjetet sociale afgane ditët e fundit, ku disa përdorues i quajtën me humor “Jebrael Shelbys”. Para arrestimit, grupi kishte dhënë një intervistë në kanalin “Herat Mic”, ku shpjegonin se stili i veshjes ishte thjesht shprehje admirimi për modën e serialit dhe se reagimet e qytetarëve kishin qenë përgjithësisht pozitive, përcjell A2 CNN. Njëri prej tyre tha se, përveç stilit modern, ata donin gjithashtu të promovonin veshjet tradicionale të komuniteteve të ndryshme etnike në Afganistan.

Zëdhënësi i Ministrisë për Përhapjen e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve, Saiful Islam Khyber, deklaroi se sjellja e tyre ishte “në kundërshtim me vlerat islame dhe kulturën afgane”. Ai publikoi gjithashtu një video ku një nga të rinjtë shprehte pendesë për veprimet e tij.

Visheshin si “Peaky Blinders”, Talibanët arrestojnë

Nën regjimin taliban, shumë qytetarë janë ndaluar më parë për shkelje të perceptuara të kodeve të veshjes, nga ndalimi i prerjes së mjekrave te ndalimi i stileve të flokëve të konsideruara “perëndimore”. Aktivisti i të drejtave të njeriut në Kabul, Ahmadullah Waak, thotë se këto arrestime tregojnë se kufizimet ndaj shprehjes personale po zgjerohen gjithnjë e më shumë, duke përfshirë zgjedhjen e rrobave, aktivitetet në rrjete sociale dhe formën e prezantimit artistik.

Vitin e kaluar, talibanët shpallën ndalimin e fotografive të “të gjitha qenieve të gjalla”, si pjesë e interpretimit të tyre ekstrem të ligjit islam. Ndërkohë, paradoksalisht, zyrtarët talibanë vazhdojnë të publikojnë rregullisht foto të njerëzve në platformat online. Sipas autoriteteve, ky ligj synon të zbatohet gradualisht në të gjithë shoqërinë afgane.

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 09/12/2025 09/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?