KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbetet sfiduese qasja e fëmijëve me nevoja të veçanta në arsim
Arsim

Mbetet sfiduese qasja e fëmijëve me nevoja të veçanta në arsim

Kosova News
Kosova News 10:51 -07/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndonëse përpjekjet e institucioneve ekzistojnë për një shoqëri gjithpërfshirëse, megjithatë vlerësohet që qasja e fëmijëve me nevoja të veçanta mbetet ende sfiduese në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha e Qendrës Burimore “Përparimi”, Drita Dushi, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se duke mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta, mbështetët e tërë shoqëria.

“Gjendja aktuale e fëmijëve me nevoja të veçanta është në një gjendje mesatare, nuk është që nuk janë duke punuar institucionet vendore, gjithmonë ka vend për të kërkuar. Mund të them që me angazhimin e Ministrisë së Arsimit, që ka investuar shumë në nivelin e pestë të përgatitjes së nevojave të veçanta, kjo tregon që jemi drejt hapit për një shoqëri gjithëpërfshirëse. Po ashtu edhe me angazhimin e shkollave të rregullta të komunës dhe drejtorive të arsimit në mbarë vendin, edhe aty shihet një interesim nga ana e mësimdhënësve, drejtorëve, asistentëve, pedagogëve që sa më shumë të ofrohet mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta. Por gjithmonë duhet të mos ndalemi, por të kërkojmë edhe më tepër, sepse në fund të fundit, nëse mbështesim fëmijët me nevoja të veçanta, mbështesim tërë shoqërinë”, tha Dushi.

Dushi bëri të ditur se rreth katër mijë nxënës me nevoja të veçanta janë të integruar në shkollat e rregullta, ndërsa rreth 300 frekuentojnë gjashtë Qendrat Burimore në nivel vendi.

“Sipas statistikave mund të themi që shkon deri në katër mijë nxënës të përfshirë në shkollat e rregullta. Në Qendrat Burimore dallon, shkon numri deri në 300, edhe kjo dallon te gjashtë Qendrat Burimore, sepse në bazë të specifikave në Qendrën Burimore Përparimi kemi mbi 100 nxënës, kryesisht janë nxënës të cilët ndjekin mësimet me nevoja të veçanta intelektuale. Pastaj kemi edhe në Prizren dy Qendra Burimore, njëra është për nxënësit me nevoja të veçanta intelektuale dhe tjetra është për ata shurdhmëmecët. Pastaj është Qendra Burimore Xheladin Deda, e cila dedikohet nxënësve me probleme në të parit dhe të verbër, dhe po ashtu në Shtime është një qendër e cila është për fëmijët me nevoja të veçanta intelektuale”, theksoi drejtoresha.

Megjithëse përfshirja në klasat e rregullta po rritet, Dushi thekson se këta nxënës kanë nevojë të domosdoshme për asistentë, pasi mësimdhënësit nuk mund të përballojnë klasat me mbi 30 fëmijë pa mbështetje shtesë.

“Nxënësit me nevoja të veçanta të cilët janë të integruar në shkollat e rregullta kërkojnë mbështetje dhe gjithmonë duhet të kenë parasysh që duhet të kenë asistentin, sepse nëse e llogarisim numrin e nxënësve, tipi që shkon në shkollat e Prishtinës mbi 30 nxënës, kjo tregon që një mësuese nuk mund t’ia dalë me 30 e tutje, po ashtu të ketë përkrahë vetes edhe nxënës me nevoja të veçanta. Për këtë arsye iu apeloj institucioneve që sa më shumë të bëhet asistimi i asistentëve të shkollave të rregullta, sepse asistentët luajnë rol kyç në mbështetjen e nxënësve me nevoja të veçanta në shkollat e rregullta. Kushtet nuk janë edhe të mjaftueshme sa ne e shohim, sepse në disa shkolla mungojnë edhe pjerrinat e duhura ku një nxënës me nevoja të veçanta duhet të ketë qasje, dhe kjo mendoj që duhet të merret seriozisht nga institucionet, sepse nëse nuk ia sigurojmë kushtet themelore vetëm për qasje, atëherë çfarë presim tutje? Dhe pastaj është gjithmonë kërkesa për mbështetje nga asistentët, sepse nëse një fëmijë me nevoja të veçanta ndjek mësimet brenda një klase, atëherë mund të them se kemi bërë gjithëpërfshirje në kuptim jo vetëm fizik, por edhe pedagogjik”, shtoi ajo

Gjithashtu lexoni:

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Sot mbahet Testi i Arritshmërisë në Kosovë, marrin pjesë 23 mijë nxënës

Kosova News 07/12/2025 07/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?