KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pranohen 261 materiale që nuk kanë të bëjnë me asnjë dëshmi të dëshmitarëve në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Siguri

Pranohen 261 materiale që nuk kanë të bëjnë me asnjë dëshmi të dëshmitarëve në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Kosova News
Kosova News 17:30 -04/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Me kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe asaj të Jakup Krasniqit janë pranuar në prova materiale 261 dokumente që nuk kanë të bëjnë me asnjë dëshmi të dëshmitarëve, në rastin në të cilin Thaçi dhe Krasniqi së bashku me Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Angela Griep e cila tha se në këto dy kërkesa ishin edhe 49 dokumente të tjera të cilat u refuzuan me arsyetimin se nuk ishin relevante për akuzat.

“Më 1 dhjetor, trupi gjykues miratoi pjesërisht një kërkesë të mbrojtjes së Krasniqit për pranim në prova të 144 materialeve që nuk kanë të bëjnë më asnjë dëshmi të dëshmitarëve. Trupi gjykues pranoi në prova 112 prej këtyre materialeve dhe refuzoi 32 prej tyre… Trupi gjykues miratoi pjesërisht një kërkesë të mbrojtjes së Thaçit për pranim në prova të 166 materialeve që nuk kanë të bëjnë më asnjë dëshmi të dëshmitarëve. Trupi gjykues pranoi 149 prej këtyre materialeve dhe refuzoi 17 prej tyre me konstatimin se ato nuk janë relevante për krimet për të cilat janë ngritur akuza në këtë çështje, ose sepse mbrojtja nuk shpjegoi relevancën e tyre në lidhje me ndonjë fakt apo rrethanë në këtë çështje”, tha Griep.

Ndërsa, me 3 dhjetor 2025, trupi gjykues kishte lëshuar një vendim në lidhje me faktet për të cilat janë pajtuar, rrjedhimisht u vërtetuan 29 prej tyre dhe nuk pranoi 20 të tjera për të cilat nuk pati pajtueshmëri mes palëve, raporton Betimi për Drejtësi

Kurse në çështjen e Hashim Thaçit, Isni Kilajt, Bashkim Smakajt Fadil Fazliut, dhe Hajredin Kuçit, lidhur me pretendimet për ndikim të paligjshëm ndaj dëshmitarëve, Griep tha se më 2 dhjetor gjyqtari i vetëm miratoi një kërkesë të Prokurorisë për të kërkuar informacion të mëtejshëm në lidhje me një raport të një instituti të jashtëm për kriminalistikë në lidhje me kërkimin e një deklarate konkrete në të dhënat dixhitale të nxjerra nga printerat dhe kompjuterat që pretendohet të jenë përdorur nga Hashim Thaçi në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Kosova News 04/12/2025 04/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?