KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Plumbi i Artë”, dëshmon kambisti i grabitur Xhemal Liçi: Dumani më qëlloi, Talo Çelën e njoha nga televizioni
Rajon

“Plumbi i Artë”, dëshmon kambisti i grabitur Xhemal Liçi: Dumani më qëlloi, Talo Çelën e njoha nga televizioni

Kosova News
Kosova News 12:20 -04/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në seancën e së enjtes të dosjes “Plumbi i artë” Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshminë e Xhemal Liçit, kambistit të grabitur dhe qëlluar me armë nga i penduari, Nuredin Dumani.

“Jam pyetur më herët në prokurori për ngjarjen e 19 dhjetorit 2012. Merresha me këmbim valute. Unë dilja në 6:30 nga shtëpia në lagjen Kala në Elbasan. Dola, nuk pandeha se do më qëllonin. Dola dhe futa lekët në makinë. Kisha 12 mln të reja me vete. I kisha në një çantë lekët. I lashë në bagazh dhe u ktheva të mbyll derën e shtëpisë. Pastaj pashë që ishin 4 vete. Më qëlloi njëri, 2 herë në gjoks dhe 2 në këmbë”, tha dëshmitari, shkruan A2 CNN.

Dëshmitari tha më tej se personat me pas morën paratë, ndërsa ai humbi ndjenjat.

“Personat që më sulmuan ishin me kapuçë. Ishin me uniforma doku blu, si policia, si ato të ndërhyrjes së shpejtë. Unë konstatova një makinë aty afër kur dola, por ishte me xhama të zinj dhe me vesë mbi xhama. Kur ndodhi ngjarja nuk kisha ndonjë person konkret të dyshuar”, u shpreh Liçi, raporton A2 CNN.

Dëshmitari tregoi se pas ngjarjes, disa herë vëllai i Talo Çelës, Bujar Çela i kishte shkuar në dyqan dhe e pyeste nëse kishte mësuar se kush ishin ata personat.

“Ai punonte taksixhi në të zezë. Thyente ndonjë 20-30 euro. Kur nuk kishte njerëz aty, pyeste. I thashë, ty nuk të vjen keq për mua. Duket sikur ke mizë në kësulë. Ke ardhur deri tani, mos të të shoh më në dyqan”.

Dëshmitari rrëfeu se nuk e njihte Talo Çelën, por se e kishte parë në TV.

“Një vit para se të fliste Dumani unë e pashë Talo Çelën në një intervistë në televizion dhe e njoha, nga përmasat e trupit, si një nga personat që më ka goditur në ngjarje. Ai ka qenë pas Dumanit në ngjarje”. 

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 04/12/2025 04/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?