Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, ushtria izraelite ka goditur sot çadrat e palestinezëve të zhvendosur në qytetin Khan Yunis, pak pas kërcënimit me sulme të bërë nga Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Sipas burimeve nga Spitali Sahra i Kuvajtit në Gaza, dronët izraelitë bombarduan Kampin e Refugjatëve “Nejat” në rajonin Mevasi, ku u vranë pesë palestinezë, përfshirë dy fëmijë, ndërsa shumë të tjerë u plagosën. Sulmi shkaktoi edhe shpërthimin e zjarreve në çadrat e tjera të kampit.
Kërcënimi i Netanyahu-t erdhi pas përleshjeve të raportuara në Rafah mes palestinezëve të bllokuar — të cilëve Izraeli nuk u lejon kalimin pavarësisht armëpushimit — dhe forcave izraelite.
Armëpushimi i hyrë në fuqi më 10 tetor pritej të ndalte përplasjet, por Izraeli po e shkel atë çdo ditë, duke shkaktuar qindra të vrarë e të plagosur.


