KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aksident i rëndë në Zvicër: 18-vjeçari kosovar po bënte gara me shokë, një person humb jetën
BotëSiguri

Aksident i rëndë në Zvicër: 18-vjeçari kosovar po bënte gara me shokë, një person humb jetën

Kosova News
Kosova News 14:26 -02/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy aksidente të njëpasnjëshme tronditën autostradën A3 në drejtim të Cyrihut të hënën mbrëma, ku si pasojë një burrë 50-vjeçar humbi jetën, ndërsa disa persona të tjerë u lënduan.

Shkak fillestar i ngjarjeve dyshohet të ketë qenë një 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova.

Sipas Policisë së Aargaut, aksidenti i parë ndodhi rreth orës 20:45, kur i riu kosovar, banues në Fricktal, duke drejtuar një BMW 330 Cabrio, humbi kontrollin mbi automjetin. Makina doli nga rruga, u përmbys dhe përfundoi në barrierën qendrore të autostradës. Shoferi u dërgua me urgjencë në Spitalin Universitar të Bazelit, ku sipas të dhënave të para lëndimet e tij nuk janë të rënda, ndërsa automjeti pësoi dëme totale, shkruan 22min.ch.

Hetimet fillestare tregojnë se shpejtësia e tepërt ka luajtur rol vendimtar në aksident. Policia po ashtu dyshon se në ngjarje kanë qenë të përfshirë edhe dy automjete të tjera të tipit BMW, të drejtuara nga shokët e 18-vjeçarit – një zviceran dhe një italian, të dy 18-vjeçarë nga Fricktali. Të dy këta shoferë janë arrestuar përkohësisht, ndërsa Prokuroria e Rheinfelden-Laufenburg ka hapur procedurë penale.


Aksidenti i parë krijoi një kolonë të gjatë trafiku, ndërsa forcat e policisë u detyruan të mbyllin një korsi për procedurat e hetimit. Pikërisht kjo situatë çoi në aksidentin e dytë tragjik, rreth orës 23:40. Një Volvo, që udhëtonte në korsinë e majtë, u përplas me shpejtësi të plotë në pjesën e pasme të një kamioni të ndalur në fund të kolonës. Përplasja e fuqishme e futi automjetin nën rimorkion e kamionit.

Megjithëse ndihmuesit e parë kryen menjëherë masa ndihmuese dhe shërbimet e urgjencës nisën reanimimin, shoferi i Volvos – një 50-vjeçar gjerman me banim në kantonin Schwyz – nuk arriti të mbijetojë. Shoferi i kamionit nuk u lëndua.

Gjithashtu lexoni:

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit

Mbyllen edhe dy biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!

Kosova News 02/12/2025 02/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?