KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja deklarohet për 42 milionët që ia premtoi Kosovës për dëmet nga “Elektroseveri”: S’ka bazë për kompensim
Ekonomi

BE-ja deklarohet për 42 milionët që ia premtoi Kosovës për dëmet nga “Elektroseveri”: S’ka bazë për kompensim

Kosova News
Kosova News 00:12 -02/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova duhet t’i llogarisë të humbura 42 milionë eurot që i pagoi për mbulimin e kostos së rrymës në veri, në periudhën Tetor 2022-Dhjetor 2023, kur Elektrosever dështoi të përmbushte licencën. Përkundër fjalëve të dhëna atë kohë, se do të kërkojë forma financimi për të mbuluar dëmin vetëm e vetëm që Elektroseverit të mos i hiqet licenca, tash Bashkimi Evropian thotë se nuk ka bazë ligjore për një kompensim ndaj Kosovës

Me qëndrimin aktual të Bashkimit Evropian, Kosova duhet t’i llogarisë të humbura rreth 42 milionë euro që i pagoi për mbulimin e kostos së rrymës në veri, si pasojë e dështimit Elektroseverit për të përmbushur licencën në periudhën Tetor 2022 – Dhjetor 2023.

Përkundër që ishte zotuar të gjejë mjete financiare për mbulimin e dëmeve vetëm e vetëm që Elekroseverit të mos i merrej licenca pas shkeljes të afateve, blloku 27-anëtarësh nuk dëgjon më për atë që Kosova konsideron borxh ndaj saj.

Këtë e konfirmon përgjigjja e Shërbimit të Jashtëm të BE-së.

“Ne nuk shohim bazë ligjore për këtë. Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian, Sorensen mbetet i gatshëm që të adresojë shqetësimet e sjella nga palët në dialog, gjatë takimeve të kryenegociatorëve”.-Bashkimi Evropian

Sipas një deklarate, në Mars 2024, nga zëvendëskryeministri – tani në detyrë – Besnik Bislimi, ish-Përfaqësuesi i Posaçëm për Dialogun, Miroslav Lajçak, kishte kërkuar Zyra e Rregullatorit për Energji të mos ia tërhiqte licencën Elektroseverit, përkundër dështimit për nisjen e faturimit.

Në këmbim, sipas Bislimit, Lajçak ishte zotuar të gjejë forma financimi nga BE-ja për të kompensuar dëmin nga Tetori 2022, kur sipas licencës Elektrosever do të duhej të niste faturimin – ose t’i hiqej licenca.

Kjo kompani, e licencuar në Kosovë në Qershor 2022 – nuk nisi faturimin deri në Janar 2024.

Dëmi buxhetor i shkaktuar si pasojë e këtij dështimi të Elektroseverit, në këtë periudhë, llogaritet të jetë rreth 42 milionë euro.

Për zotimin e Lajcak, në Prill 2024 Bislimi i kishte dërguar shkresë zyrtare BE-së.

Në total, që nga përfundimi i luftës, si pasojë e mos-pagesës së energjisë elektrike nga banorët në katër komunat me shumicë serbe në veri, dëmi buxhetor llogaritet të jetë rreth 350 milionë euro./RTV Dukagjini

Gjithashtu lexoni:

Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë

Sinani: Vizita e Begajt në Preshevë, mesazh i fuqishëm i mbështetjes

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit

Konjufca e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës

Ahmeti takon të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

Kosova News 02/12/2025 02/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?