KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zelenskyy takon Macronin për negociatat e paqes
Botë

Zelenskyy takon Macronin për negociatat e paqes

Kosova News
Kosova News 19:26 -01/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, arriti të hënën në Paris për bisedime me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për një armëpushim në luftën që po vazhdon gati katër vjet në Ukrainë.

Vizita e Zelenskyy pasoi një takim në Florida mes zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë, të cilin Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, e konsideroi produktiv. Palët po punojnë për rishikime të një plani të propozuar nga SHBA-ja, i kritikuar për t’u dukur i favorshëm ndaj kërkesave ruse.

Kritikat ishin veçanërisht të forta nga aleatët evropianë të Ukrainës, të cilët mirëpritën përpjekjet amerikane për paqe, por kundërshtuan pika kyçe të planit.

Zyra e Macron bëri të ditur se gjatë takimit të hënën do të diskutohet për kushtet e një “paqë të drejtë dhe të qëndrueshme.”

Presidenti amerikan Donald Trump e ka minimizuar kuadrin 28-pikësh të paqes, që do të vendoste kufizime për ushtrinë ukrainase, ndalonte anëtarësimin në NATO dhe kërkonte dorëzimin e territoreve, duke e quajtur si një “koncept” për t’u përpunuar.

Macron ka bërë thirrje që aleatët perëndimorë t’i ofrojnë Ukrainës garanci të forta në rast të armëpushimit ose marrëveshjes së paqes, duke mbështetur vendosjen e një “force sigurie” në tokë, det dhe ajër.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi se Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me emisarit amerikan Steve Witkoff të martën pasdite. Roli i Witkoff u vu nën vëzhgim pas raportimeve se ai kishte këshilluar këshilltarin e Putinit se si të prezantonte Trump planin e paqes. Si Moska, ashtu edhe Uashingtoni e minimizuan rëndësinë e këtyre zbulimeve. (Burimi: Euro News)

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 01/12/2025 01/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?