Eksperti Cloke ka paralajmëruar se projektet e mëdha të ujit, të cilat pritet të hyjnë në funksion vetëm pas shumë vitesh, nuk ofrojnë zgjidhje të shpejtë për krizën aktuale.
Ai theksoi se është urgjente të promovohen metoda të menjëhershme si ripërdorimi i ujit, kursimi, grumbullimi i ujit të shiut dhe zgjidhjet e bazuara në natyrë, transmeton KosovaNews.
Alarm nga të dhënat satelitore
Sipas të dhënave satelitore, përveç Evropës, edhe rajonet e Lindjes së Mesme, Azisë Jugore, Perëndimit të Amerikës dhe Kanada po përballen me tharje të shpejtë.
Ndërkaq, situata është veçanërisht kritike në Teheran, kryeqytetin e Iranit, i cili po i afrohet të ashtuquajturës ditë “day zero” – momenti kur nga çezmat do të rrjedhë më asnjë pikë ujë.
Lidhur me këtë, autoritetet iraniane kanë paralajmëruar se, në rast se masat dështojnë, mund të merret në konsideratë edhe evakuimi i qytetit./KosovaNews/


