KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënohet me burgim të përjetshëm gruaja nga Zelanda e Re që vrau dy fëmijët e saj
Botë

Dënohet me burgim të përjetshëm gruaja nga Zelanda e Re që vrau dy fëmijët e saj

Kosova News
Kosova News 10:00 -26/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një nënë në Zelandën e Re, e cila vrau dy fëmijët e saj dhe fshehu trupat e tyre në valixhe, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Hakyung Lee, e cila u shpall fajtore në shtator për vrasjet tronditëse të tetëvjeçares Yuna Jo dhe gjashtëvjeçares Minu Jo, duhet të kalojë të paktën 17 vjet pas hekurave para se të ketë të drejtë për lirim me kusht.

Lee, 45 vjeç, argumentoi se ishte e çmendur në kohën e vrasjeve në vitin 2018, të cilat ndodhën menjëherë pas vdekjes së burrit të saj. Gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Geoffrey Venning, ka thënë se shëndeti mendor i Lee luajti një rol në këtë rast, por se veprimet e saj ishin të llogaritura.

Eshtrat e fëmijëve u zbuluan vetëm në vitin 2022 nga një çift që fitoi një ankand për një njësi të braktisur magazinimi në Auckland.

Gjatë një gjyqi që zgjati më shumë se dy javë, avokatët mbrojtës të Hakyung Lee i thanë gjykatës se shëndeti i saj mendor u përkeqësua pas vdekjes së Jo dhe se ajo filloi të besonte se ishte më mirë që pjesa tjetër e familjes të vdiste së bashku.

Avokatët e saj thanë se Lee u përpoq të vriste veten dhe fëmijët e saj duke u dhënë një dozë të antidepresivit nortriptilinë të përzier me lëng, por mori dozën e gabuar dhe kur u zgjua gjeti fëmijët e saj të vdekur.

Mirëpo prokurorët argumentuan se veprimi i Lee ishte “një akt egoist për t’u çliruar nga barra e prindërimit vetëm”.

Pas vrasjeve, Lee ndryshoi emrin dhe u largua nga Zelanda e Re. Ajo u arrestua në Korenë e Jugut – ku lindi, në shtator 2022 dhe u ekstradua përsëri në Zelandën e Re më vonë atë vit.

Gjykata dëgjoi të mërkurën se si vrasjet i lënduan edhe familjen e Lee dhe atë të bashkëshortit të saj, Ian Jo.

Në një deklaratë emocionale të lexuar nga prokurorët, nëna e Lee, Choon Ja Lee, tha se i vjen keq që nuk e çoi vajzën e saj te një këshilltar, duke vënë në dukje se Lee “nuk kishte vullnet për të jetuar” pasi Jo vdiq nga kanceri në nëntor 2017.

“Nëse donte të vdiste, pse nuk vdiq e vetme? Pse i mori fëmijët e pafajshëm me vete?” shkroi Choon Ja Lee, sipas raporteve të mediave të Zelandës së Re.

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 26/11/2025 26/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?