KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përdorimi i Gardës Kombëtare në Uashington i paligjshëm
Botë

Përdorimi i Gardës Kombëtare në Uashington i paligjshëm

Kosova News
Kosova News 19:43 -22/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një gjyqtare federale e ka shpallur të paligjshme vendosjen e Gardës Kombëtare në kryeqytetin e SHBA-së, Uashington. Autoritetet tejkaluan kompetencat e lejkuara me ligj, konstaton gjyqtarja Jia Cobb. Administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump nuk duhet ta kishte aktivizuar njësinë e kryeqytetit pa një kërkesë të qartë nga autoritetet lokale. Për më tepër, nuk duhet të kishte urdhëruar trupa të Gardës Kombëtare nga shtete të tjera në Uashington për qëllime policore, thuhet në vendim. Cobb urdhëroi që vendosja e Gardës Kombëtare të ndërpritej, por brenda tre javësh administrata Trump mund të apelojë këtë vendim. Prandaj, urdhri do të mbetet në fuqi deri më 11 dhjetor.

Trump e justifikon vendosjen e trupave

Garda Kombëtare është një njësi rezervë ushtarake dhe pjesë e forcave të armatosura të SHBA-së. Normalisht është nën kontrollin e shteteve individuale dhe vendoset në ndonjë vend në situata të tilla si fatkeqësi natyrore, trazira civile ose emergjenca të tjera. Megjithatë, në situata të caktuara, Presidenti i SHBA-së mund të marrë edhe komandën dhe ta dërgojë ate në ndonjë rajon.

Trump urdhëroi Gardën Kombëtare të shkonte në Uashington në gusht, duke justifikuar mobilizimin e saj me krim të supozuar të përhapur. Statistikat e krimit nuk e mbështesin këtë pretendim. Qyteti ndërmori veprime ligjore kundër vendosjes. Në urdhrin e saj, Cobb përshkroi se si trupat e Gardës Kombëtare ishin të pranishme në monumente, në stacione metroje dhe në lagje banimi të kryeqytetit.

Kostot rreth një milion dollarë në ditë

Sipas raporteve të medias, rreth 2.300 trupa të Gardës Kombëtare janë aktualisht të vendosura në Uashington, D.C. Cobb deklaroi se ata janë planifikuar të qëndrojnë në qytet deri në fund të shkurtit 2026. Rrjeti CNN vlerëson koston në afërsisht një milion dollarë në ditë. Trump vendosi trupa të Gardës Kombëtare për të patrulluar edhe në qytete të tjera. Kritikët paralajmërojnë se ai po i përdor trupat si një terren prove për një stil qeverisjeje gjithnjë e më autoritar. Disa procedura ligjore janë duke u zhvilluar në lidhje me këto vendosje. DW

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 22/11/2025 22/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?