Deputeti i Parlamentit Evropian nga Austria, Lukas Mandl, me rastin e takimit të sotëm të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel, ka thënë se është e rëndësishme të merren përgjegjësi dhe të shmanget nacionalizmi.
Mandl shkroi në Twitter se kompromiset “dembele” gjithashtu duhet të shmangen dhe se heqja dorë nga dhuna duhet të merret si e mirëqenë.
“Sot është e rëndësishme të marrim përgjegjësi dhe të shmangim kompromiset dembele. Populli i Ballkanit Perëndimor meriton një të ardhme të mirë. Heqja dorë nga dhuna duhet të merret si e mirëqenë,” tha Mandl, transmeton KosovaNews.


