Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se një i panjohur është futur në oborrin e shtëpisë së tij dhe ka vjedhur një kontejner të mbeturinave.
I dyshuari është arrestuar dhe gjatë intervistimit ka pranuar se e ka kryer vjedhjen e lartcekur.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Njoftimi i policisë:
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga oborri i një objekti është vjedhur një kontejner i mbeturinave. Lidhur me rastin është intervistuar si i dyshuar një mashkull kosovar i cili e ka pranuar se e ka kryer vjedhjen. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.


