Presidenti sirian Ahmad al-Sharaa do të realizojë vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në histori nga një president i vendit, për të hapur një “kapitull të ri” në marrëdhëniet mes Damaskut dhe Washingtonit, deklaroi ministri i Jashtëm Assad al-Shaibani.
“Presidenti Ahmad al-Sharaa do të jetë në Shtëpinë e Bardhë në fillim të nëntorit”, tha Shaibani gjatë një fjalimi në Türkiye.
“Sigurisht, kjo është një vizitë historike. Është vizita e parë e një presidenti sirian në Shtëpinë e Bardhë në më shumë se 80 vjet”, shtoi Shaibani.


