KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dy vite burg e 1 mijë euro gjobë për shitësin e narkotikëve në Gjakovë
Lajme

Dy vite burg e 1 mijë euro gjobë për shitësin e narkotikëve në Gjakovë

Kosova News
Kosova News 11:25 -29/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Me dy vite burgim e gjobë 1 mijë euro është dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë,i pandehuri S.K., i akuzuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve”.

“Kryetari i trupit gjykues, Drilon Haraçia, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, pasi i pandehuri e pranoi fajësinë, e shpalli fajtor dhe ndaj tij shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vjetësh, si dhe dënim me gjobë në shumën prej njëmijë (1000) euro”, thuhet në njoftimin e Gjykatës në Gjakovë.
I pandehuri akuzohet se më datën 14 korrik 2025, në Gjakovë, pa autorizim, ka shitur substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge.

“Hetuesit e DHTN-së kanë vërejtur të pandehurin, tek i cili në një moment është afruar blerësi E.V., dhe në momentin kritik i pandehuri i ka dorëzuar këtij të fundit një qese me substancë narkotike në këmbim të shumës prej pesë (5) eurosh. Më pas, tek i pandehuri janë gjetur dhe sekuestruar katër (4) qese të mbushura me substancë narkotike, si dhe një (1) kartëmonedhë në vlerë prej 5 euro”, thuhet tutje në njoftim.

Hetuesit, sipas njoftimit të Gjykatës,  në mënyrë urgjente kanë kryer kontroll dhe bastisje në banesën e të pandehurit. “Me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) qese me substancë narkotike të llojit marihuanë, tetë (8) qese me substancë narkotike të llojit kokainë, si dhe një (1) fishek i kalibrit 9×19 mm. Pas ekzaminimit nga Agjencia e Kriminalistikës dhe Forenzikës (AKF), është konstatuar se bëhet fjalë për substanca narkotike të llojit marihuanë me peshë 14.09 gramë dhe kokainë me peshë 2.86 gramë”, thotë Themelorja në Gjakovë.
Kanë bërë të ditur se kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë  ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

- Reklamë -

Gjithashtu lexoni:

Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, diaspora nuk lejohet të votojë me dokumente të skaduara

“Gjuha shqipe nuk negociohet”, studentët protestojnë para ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë

Kosova News 29/10/2025 29/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?