KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Po jetojmë në një kohë kur Evropa është thellësisht e sfiduar
Politikë

Kurti: Po jetojmë në një kohë kur Evropa është thellësisht e sfiduar

Kosova News
Kosova News 11:13 -29/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Situata gjeopolitike në Evropë dhe ndikimi në Ballkanin Perëndimor, ka qenë temë në diskutimin e organizuar nga Instituti francez, ‘Jacques Delors’, aty ku pjesëmarrës ishte kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas qeverisë, në këtë diskutim në kryeqytetin francez, të tjera tema të diskutimit ishin mbrojtja, të drejtat e njeriut, përfshirë ato të pakicave, si dhe zhvillimet e fundit në vend, aty ku i pranishëm ishte edhe i Dërguari i Posaçëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz.

“Po jetojmë në një kohë kur Evropa është e begatë, dhe në të njëjtën kohë thellësisht e sfiduar, duke shtuar se aftësia jonë për të planifikuar në terme afatgjate vazhdimisht po vihet në hije nga realitete të menjëhershme gjeopolitike. Për dekada, jemi udhëhequr nga dëshira për homeostazë, por ky më nuk është realiteti ynë, tha më tej. “Sistemet që lulëzojnë, qofshin ato institucione, organizata apo shoqëri, evoluojnë përmes cikleve të rendit, çrregullimit dhe rirregullimit, dhe për Evropën, ky ekuilibër i ri kërkon një qëndrim të qartë kundër autoritarizmit dhe përfshirje e qartë e atyre vendeve që mbështesin demokracinë”, është shprehur kryeministri në detyrë gjatë diskutimit në kryeqytetin francez.

Në këtë tryezë Kurti ka folur për Kosovën, duke thënë se duke thënë se vendi ka zhvilluar institucione të forta demokratike.

- Reklamë -

“Që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008 me mbështetjen ndërkombëtare, vendi ynë ka zhvilluar institucione të forta demokratike, ndërkaq gjatë këtij mandati qeveritar, Kosova ka luftuar korrupsionin dhe ka shënuar rritje të qëndrueshme ekonomike”, ka deklaruar ai.

Qeveria thotë se ai ka veçuar lajmet se në muajin korrik të këtij viti, Fondi Ndërkombëtar Monetar dhe Banka Botërore hoqën zyrtarisht Kosovën nga lista e vendeve të brishta dhe të prekura nga konflikti, “duke u bazuar në përparimin institucional dhe ekonomik të vendit siç reflektohen edhe në rënien e ndjeshme të papunësisë nga afër 26% në më pak se 11%”, ka thënë Kurti.

Tutje, bëhet e ditur se Kurti në këtë diskutim ka folur edhe për politikat sociale. “Nga bërja e arsimit të lartë publik falas dhe ndarja e shtesave për lehona e fëmijë, te skemat e punësimit të të rinjve dhe pensione më të larta, teksa Kosova po përgatitet që të mirëpres Lojërat Mesdhetare 2030 në kuadër të së cilave po bëhen e do të bëhen investimet më të mëdha në infrastrukturën sportive. Sa i përket kësaj të fundit, kryeministri falënderoi Agjencinë franceze për Zhvillim (AFD) dhe përfaqësuesit e saj që ishin aty të pranishëm për mbështetjen dhe bashkëpunimin me institucionet e vendit tonë”, ka deklaruar Kurti.
Ndërkohë, kur ka folur për temën e sigurisë e mbrojtjes, Kurti ka përmendur rritjen e buxhetit për FSK-në.

“Kryeministri nënvizoi vëmendjen që qeveria që ai drejton i ka dhënë mbrojtjes përmes rritjes së buxhetit dhe ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunimin me partnerët tanë ndërkombëtarë, duke theksuar se mbrojtja e demokracisë është e pandashme dhe e pandalshme”, ka bërë të ditur qeveria.

Gjithashtu lexoni:

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Kosova News 29/10/2025 29/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore
09:20 -06/06/2026
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit
08:40 -06/06/2026
Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
08:38 -06/06/2026
Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?