KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Takimi i dytë ministror mbi agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor
Lajme

Takimi i dytë ministror mbi agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor

Kosova News
Kosova News 09:20 -14/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC), në bashkëpunim me Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë (BMZ), me mbështetjen e Komisionit Evropian dhe nën Kryesimin e Mbretërisë së Bashkuar të Procesit të Berlinit 2025, po organizon Takimin e Dytë Ministror mbi Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (GAWB), sot në Dubrovnik.

Takimi do të mbledhë ministrat e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm nga Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, së bashku me përfaqësues të Komisionit Evropian, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Kroacisë dhe partnerëve rajonalë e ndërkombëtarë, për të diskutuar hapat e ardhshëm në zbatimin e Agjendës së Gjelbërt– një kornizë e përbashkët që përafron rajonin me Marrëveshjen e Gjelbërt Evropiane dhe hap rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe klimaterike neutrale

Fjalët hyrëse do të mbahen nga Amer Kapetanović, Sekretar i Përgjithshëm i RCC-së; Jan Dusik, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm në DG CLIMA të Komisionit Evropian; Johann Saathoff, Sekretar Shtetëror Parlamentar në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë; Javed Patel, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kroaci; dhe Marija Vuçkoviq, Ministre e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Tranzicionit të Gjelbërt të Kroacisë
Pas panelit ministror mbi përparimin e Agjendës së Gjelbërt, pritet që ministrat e Gjashtëses së Ballkanit Perëndimor të miratojnë Deklaratën e Dubrovnikut, pjesë përbërëse e së cilës janë katër dokumente rajonale kryesore:

Plani i Veprimit i Rishikuar I Agjendës së Gjelbërt 2025–2030; Plani i Përshtatjes Klimatike për BP6; Plani Rajonal i Veprimit për Parandalimin e Ndotjes nga Plastika, duke përfshirë Mbetjet Detare; dheKorniza e Planit Strategjik të Biodiversitetit të BP6 deri në vitin 2030.Me miratimin e këtyre dokumenteve, rajoni kalon nga planifikimi në zbatim, me objektiva ambicioze dhe të matshme në tranzicionin energjetik, qëndrueshmërinë klimatike, ekonominë qarkulluese, luftën ndaj ndotjes dhe mbrojtjen e natyrës.

- Reklamë -

Takimi zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit 2025 dhe shërben si forumi kryesor vjetor i rajonit për të rishikuar progresin dhe përcaktuar hapat e ardhshëm në zbatimin e Agjendës së Gjelbërt për Ballkanin Perëndimor (GAWB). Pjesëmarrësit do të diskutojnë masa konkrete për forcimin e qëndrueshmërisë klimatike, uljen e ndotjes nga plastika, ruajtjen e biodiversitetit dhe përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër në përputhje me standardet europiane.

Gjithashtu lexoni:

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

“Gjuha shqipe nuk negociohet”, studentët protestojnë para ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Kosova News 14/10/2025 14/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës
10:30 -06/06/2026
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjistruar
10:09 -06/06/2026
Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:34 -06/06/2026
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore
09:20 -06/06/2026
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit
08:40 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?