KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Skandaloze: ish-i burgosuri politik Enver Dugolli thirret për intervistim  në Prokurorinë Speciale pasi u padit nga djali i një “udbashi” për “nxitje të urrejtjes”
Siguri

Skandaloze: ish-i burgosuri politik Enver Dugolli thirret për intervistim  në Prokurorinë Speciale pasi u padit nga djali i një “udbashi” për “nxitje të urrejtjes”

Kosova News
Kosova News 15:22 -30/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-i burgosuri politik dhe ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Dugolli, është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të paditurit për “nxitje të urrejtjes”, pas një padie të ngritur nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Padia është ngritur nga polici Shpend Istogu, djali i Ajet Istogut – një ish-oficer i UDB-së, i njohur për përndjekjen e shqiptarëve gjatë viteve ’80. Dugolli, në një deklaratë të publikuar në Facebook, ka theksuar se vetë ka qenë viktimë direkte e torturave nga Ajet Istogu gjatë regjimit jugosllav, dhe se ka të drejtë të flasë hapur për krimet që i janë bërë atij dhe shumë të tjerëve.

“Sot, pas 44 vitesh, historia duket se përsëritet: atëherë, babai i tij më torturoi dhe përgatiti dosjen për aktakuzë të rëndë; sot, djali i tij më padit për ‘nxitje të urrejtjes’,” shkruan Dugolli, duke shtuar se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga e vërteta që ka deklaruar publikisht.

Dugolli ka kritikuar Prokurorinë Speciale duke theksuar  se në vend që të trajtohet si viktimë e dhunës sistematike të aparatit shtypës serb, ai sot përballet me drejtësinë kosovare si i dyshuar, për shkak të një deklarimi publik që sipas tij është faktikisht i bazuar në përjetime personale dhe historike.

“Dhe një fjalë për Prokurorinë Speciale: unë prisja të intervistohesha si viktimë dhe dëshmitar i krimeve të rënda të kryera ndaj të burgosurve politikë dhe gjithë shqiptarëve , deri tek masakra gjenocidale e Dubravës. Nuk e kam pritur kurrë të intervistohem për këso lloj pretendime, kur gjithë jetën time kam qenë viktimë e dhunës së aparatit shtypës të Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të saj.

Unë nuk kam çfarë të tërheq nga ajo që kam deklaruar. Përkundrazi, kam bërë denoncime publike dhe do të vazhdoj t’i bëj. Prokuroria do të duhej të merrej me këto dëshmi dhe fakte të dokumentuara, e jo me pretendime boshe, të cilat nuk më lëndojnë vetëm mua, por edhe qindra e mijëra atdhetarë që mbijetuan dhunën dhe torturat çnjerëzore të Serbisë dhe shërbëtorëve të saj.

Unë nuk kam çfarë të tërheq nga ajo që kam deklaruar. Përkundrazi, kam bërë denoncime publike dhe do të vazhdoj t’i bëj. Prokuroria do të duhej të merrej me këto dëshmi dhe fakte të dokumentuara, e jo me pretendime boshe,” thuhet më tej në reagimin e tij.

Në Prokurorinë Speciale:

Të nderuar miq,

Sot u intervistova në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, në cilësinë e të paditurit për “nxitje të urrejtjes…”. Padia është ngritur nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës, Shpend Istogu, djali i ish-oficerit famëkeq të UDB-së, Ajet Istogu, i njohur për torturat e rënda ndaj të rinjve, intelektualëve dhe punëtorëve shqiptarë gjatë viteve ’80.

Në vitin 1981, unë vetë përjetova dhunën e tij fizike, psikike dhe emocionale, ndërkohë që shumë të tjerë (duke përfshi edhe vetën) vuajmë pasoja të rënda dhe të përhershme shëndetësore. Edhe pse ai ka vdekur, krimet e tij mbeten të gjalla në trupat dhe shpirtrat tanë që kemi vuajtur. Krimi mbetet i gjallë edhe sot sepse nuk është ndëshkuar kurrë, qoftë edhe simbolikisht.

Sa për familjarët që ngrenë padi, nuk i kam kërkuar të mbrojnë krimet e të afërmit të tyre, por të tregojnë pak dinjitet, qoftë edhe në formën e heshtjes. Të vërtetën nuk mund ta mohojnë, sepse kur ne ishim në burg, ata ushqeheshin me pagën e fituar nga torturat mbi ne.

Deklarimi im publik në një emision televiziv për veprimet e tij paska “shqetësuar” familjarët e tij, të cilët sot kanë vendosur të më padisin. Është e habitshme dhe e dhimbshme që, pas 44 vitesh, historia duket se përsëritet: atëherë, babai i tij më torturoi dhe përgatiti dosjen për aktakuzë të rëndë; sot, djali i tij më padit për “nxitje të urrejtjes”!

Në vend që të reflektonte mbi të kaluarën, të kërkonte falje apo të shprehte keqardhje për vuajtjet e shkaktuara nga babai i tij, ai ka zgjedhur një rrugë tjetër. Por unë jam i gatshëm të përballem ballëhapur, i qetë dhe i bindur në të drejtën time. Ne luftuam për lirinë e Kosovës, për këtë liri që sot u jep mundësi të gjithëve, madje edhe atyre që nuk skuqen e nuk ndiejnë keqardhje për të bëmat e prindërve të tyre, duke ngritur padi të pabazuara.

E di që e vërteta shpesh është e dhimbshme, por ajo nuk mund të fshihet. Pavarësisht çmimit, unë do të qëndroj gjithmonë në mbrojtje të saj.

Dhe një fjalë për Prokurorinë Speciale: unë prisja të intervistohesha si viktimë dhe dëshmitar i krimeve të rënda të kryera ndaj të burgosurve politikë dhe gjithë shqiptarëve , deri tek masakra gjenocidale e Dubravës. Nuk e kam pritur kurrë të intervistohem për këso lloj pretendime, kur gjithë jetën time kam qenë viktimë e dhunës së aparatit shtypës të Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të saj.

Unë nuk kam çfarë të tërheq nga ajo që kam deklaruar. Përkundrazi, kam bërë denoncime publike dhe do të vazhdoj t’i bëj. Prokuroria do të duhej të merrej me këto dëshmi dhe fakte të dokumentuara, e jo me pretendime boshe, të cilat nuk më lëndojnë vetëm mua, por edhe qindra e mijëra atdhetarë që mbijetuan dhunën dhe torturat çnjerëzore të Serbisë dhe shërbëtorëve të saj.

Gjithashtu lexoni:

Kolona te Dheu i Bardhë: Afro një orë pritje për hyrje në kufi

Kalim ilegal i kufirit, ndalohen katër persona në Gjilan dhe Han të Elezit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

Kosova News 30/09/2025 30/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Shkencëtarët zbulojnë tetë shpella në Mars, të përshtatshme për jetesë
13:29 -25/07/2026
Arrestohet një praktikante e NATO-s, dyshohet për spiunazh
13:20 -25/07/2026
Merrte paratë e qytetarëve dhe nuk u riparonte veturat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë
13:17 -25/07/2026
Kolona te Dheu i Bardhë: Afro një orë pritje për hyrje në kufi
13:12 -25/07/2026
Kalim ilegal i kufirit, ndalohen katër persona në Gjilan dhe Han të Elezit
12:57 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?