KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Covey: Të gjithë gjenin justifikime për persekutimin e romëve, serbët i përdornin
Siguri

Covey: Të gjithë gjenin justifikime për persekutimin e romëve, serbët i përdornin

Kosova News
Kosova News 15:17 -30/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Dëshmitari James Peter Covey tregoi se të gjitha palët gjenin justifikime sa i përket persekutimit të romëve, duke përfshirë edhe ata që ndodheshin në Evropë. Ndërsa, në rastin e Kosovës, tha se serbët i përdornin ata si vegla.

“Të gjitha palët gjenin arsye sa i takon persekutimit të romëve. Mund të shihje edhe përtej në Evropë dhe mund të vëje re që ekzistonin arsye më të ndryshme në nivel lokal për sa i takon mospëlqimit të romëve. Me sa më kujtohet mua, serbët ishin të lumtur që t’i përdornin si vegla romët kurdo që mundnin”, tha dëshmitari,

Përpara kësaj, dëshmitarit iu prezantua një dokument i cili ishte me shkrim dorës e që iu kishte dhënë dëshmitarit dhe Bernard Kouchnerit në Kosovë.

Ky dokument, sipas avokatit të Thaçit, Luka Mishetiq, fliste për marrëdhëniet në mes romëve dhe shqiptarëve etnik në Kosovë.

“Një përqindje e madhe e romëve jetonte ndërmjet fshatrave etnik shqiptarë dhe i dërgonin fëmijët e tyre në shkolla shqiptare, por politikisht mbështetnin autoritetet serbe në Kosovë. Për shkak të kësaj ndasie, romët ishin veçanërisht në fokus të shqiptarëve etnik të cilët ndjeheshin të shfrytëzuar prej tyre. Në zonën e Prishtinës, romët rekrutoheshin në numër të madh nga MUP-i dhe armata jugosllave. Ndonjëherë, në trysni dhe nën presion dhe shpeshherë angazhimi i tyre bëhej në mënyrë vullnetare për të mbushur vakumin që ishte bërë nga zhvendosja dhe dislokimi i forcave në zonat kufitare dhe në pikat e tjera të nxehta”, tha ai.

Në dokument, thuhet se mbështetja e serbëve nga ana e romëve kujtohej qartazi, tha Luka Mishetiq.

“Mbështetja e serbëve prej romëve dhe pjesëmarrja në aktivitete të tilla kundër shqiptarëve etnik, kujtohej  qartazi”, tha ai.

Sipas dokumentit, ekzistonte kërcënim për persekutim ndaj romëve që do të kontribuonte në tensione ndëretnike.

“Nuk është e qartë se si shumë romë, janë shpërngulur dhe janë dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe vendbanimet e tyre. Megjithatë, janë krijuar shumë xhepa të zhvendosur dhe këto zona janë zbuluar në të gjithë provincën. Shpeshherë romët janë dëbuar dhe janë kërcënuar- jo domosodoshmërisht nga fqinjët e tyre të njohur, por nga persona që i kanë zhvendosur ata ose që janë kthyer në shtëpitë e tyre dhe i kanë gjetur shtëpitë e shkatërruara dhe të djegura. Pra, ekziston kërcënimi për persekutim dhe duket se ky kërcënim do të kontribuojë më tej në sferën aktuale të tensionit ndëretnik që është kaq i gjerë në Kosovë, sot”, tha Mishetiq

Gjithashtu lexoni:

Aksident trafiku në Istog, humbin jetën dy persona

Dështon të mbahet seanca fillestare për barrikadat në veri

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, automjeti me targa të Kosovës përplaset me një kamion – 4 të lënduar

Haxhiu ngushëllon familjet e tre viktimave nga Vushtrria

Ndërpritet seanca ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Reçakut, shkak problemet teknike

Kosova News 30/09/2025 30/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik
23:05 -20/07/2026
Kurti: Gazetari Behlul Jashari i shërbeu së vërtetës
22:43 -20/07/2026
Dëmët në bujqësi nga breshëri, ministri Muja nesër e viziton Istogun
22:40 -20/07/2026
Komunat e Kosovës, në qendër të tranzicionit energjetik dhe klimatik
20:59 -20/07/2026
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë
19:35 -20/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?