Arbër Hoxha ka shënuar gol dhe ka asistuar për Dinamo Zagrebin që po fiton 2:0 ndaj Slaven Belupos pas pjesës së parë.
Hoxha e realizoi golin e parë në minutën e 41-të kurse asistoi te goli i dytë në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
Kjo ndeshje i takon xhiros së tetë të elitës kroate.


