KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidenti Begaj e përmbyll vizitën në Kosovë duke qëndruar te Lidhja e Prizrenit
Politikë

Presidenti Begaj e përmbyll vizitën në Kosovë duke qëndruar te Lidhja e Prizrenit

Kosova News
Kosova News 15:48 -16/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e ka përmbyllur vizitën dyditore në Kosovë duke qëndruar në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.

Kreu i shtetit shqiptar erdhi për vizitë zyrtare në Kosovë, duke realizuar kështu vizitën e tij të parë jashtë vendit prej kur është zgjedhur president.

Ai dje ka takuar krerët e institucioneve të Kosovës, presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti, ndërsa sot edhe liderët e partive politike nga radhët e opozitës, PDK e AAK, duke përjashtuar këtu kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Takimet e shumta të kreut të shtetit shqiptar me drejtuesit e institucioneve të vendit e partive kanë shkuar siç është më së miri, madje janë dhënë zotime se bashkëpunimi do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.

- Reklamë -

E në takimin me Begajn, presidentja Vjosa Osmani ka shprehur nevojën e rëndësishme që Kosova dhe Shqipëria ta kenë një traktat për mbrojtje të përbashkët që në mënyrë reciproke të reagohet në rast të cenimit të një prej këtyre dy vendeve.

Kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj ka dhënë zotimin se do jetë zëdhënës i interesave të Kosovës, si në KS të OKB-së, po ashtu edhe për proceset integruese në NATO, BE dhe liberalizimin e vizave.

Në këtë frymë, Begaj ka vazhduar edhe sot takimet me krerët e partive politike nga kampi opozitar në Kosovë.

Në ambientet e institucionit më të lartë të vendit, Kuvendin e Republikës së Kosovës, presidenti Bajram Begaj ka takuar drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), si dhe drejtuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Edhe gjatë këtyre takimeve janë diskutuar tema të ndryshme, mes tjerash edhe për mundësinë e krijimit të një pakti të përbashkët në mbrojtje dhe për çështje të sigurisë.

Ndonëse ishte paralajmëruar të kishte edhe një takim mes presidentit të Shqipërisë, Bajram Begajt dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, ky i fundit nuk ndodhi, raporton KosovaNews.

Pra është i vetmi Lumir Abdixhiku që nuk ka takuar kreun e shtetit shqiptar.

Ky i fundit nuk ka pranuar që takimi të ndodh në ndërtesën e institucionit më të lartë të vendit, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Mirëpo, Abdixhiku para rreth 3 muajve s’e pati problem të dalë jashtë zyrave të partisë për ta takuar presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Madje jo në Kuvend, por Abdixhiku kishte shkuar në një hotel në Prishtinë për ta takuar presidentin malazez, shkruan KosovaNews.

Lumir Abdixhiku ngujohet në zyrat e partisë, nuk shkon në Kuvend të takohet me presidentin Bajram Begaj

Gjatë ditës  së djeshme, presidenti i Shqipërisë ka bërë homazhe edhe pranë varrit të ish-presidentit, Ibrahim Rugova si dhe familjes Jashari në Prekaz.

Pas homazheve pranë varrezave të mbi 50 të vrarëve të familjes Jashari, Begaj ka vizituar edhe kullën ku për disa minuta ka dëgjuar nga ciceroni historinë e sulmeve nga forcat e armatosura serbe.

Presidenti Begaj ka vizituar edhe muzeun në Prekaz, ku ndodhen fotografi, dokumente e dëshmi të shumta të gjenocidit serb.

Kreu i Shqipërisë me vizitën në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit ka përmbyllur qëndrimin e tij në Kosovë./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

Kosova News 16/08/2022 16/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind
20:21 -05/06/2026
Ambasadori britanik merr pjesë në Paradën e Krenarisë
19:50 -05/06/2026
LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore
19:14 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?