KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Netanyahu, në OKB: Izraeli “duhet të përfundojë punën” kundër Hamasit
Botë

Netanyahu, në OKB: Izraeli “duhet të përfundojë punën” kundër Hamasit

Kosova News
Kosova News 19:34 -26/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

I përballur me kritika dhe protesta jashtë selisë së Kombeve të Bashkuara, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u tha udhëheqësve botërorë se shteti i tij “duhet të përfundojë punën” kundër Hamasit grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, në Gazë.

Udhëheqësi izraelit po përballet me izolim në rritje ndërkombëtar për shkak të refuzimit të tij që të ndalë luftën në enklavën palestineze.

“Udhëheqësit perëndimorë mund të jenë dorëzuar nën presion”, tha ai në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. “Por, unë ju garantoj një gjë: Izraeli nuk do të dorëzohet”, shtoi Netanyahu.

Fjalimin Netanyahu e nisi pasi dhjetëra delegatë nga disa shtete u larguan nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në shenjë proteste.

Duke iu përgjigjur vendimeve të marra së fundi nga disa shtete për njohjen e shtetësisë palestineze, Netanyahu tha se “vendimet tuaja të turpshme do të nxisin terrorizmin kundër hebrenjve dhe kundër njerëzve të pafajshëm kudo”.

Teksa udhëheqësi izraelit mbante fjalim, në sallë u dëgjuan të bërtitura, ndërsa mbështetësit e tij e duartrokisnin.

Delegacioni i SHBA-së, shtet që e ka mbështetur Izraelin gjatë fushatës kundër Hamasit, qëndroi në sallë.

“Antisemitizmi nuk zhduket lehtë. Në fakt, nuk zhduket asnjëherë”, tha Netanyahu, i cili vazhdimisht ka akuzuar kritikët e tij për antisemitizëm.

Netanyahu po përballet me izolim ndërkombëtar, akuza për krime lufte dhe presion për përfundimin e luftës.

Gjatë fjalimit, udhëheqësi izraelit tha se lufta mund të përfundojë menjëherë, nëse Hamasi pranon kushtet e Izraelit.

Siç ka bërë edhe në të kaluarën gjatë paraqitjeve në OKB, Netanyahu shfaqi edhe harta. Ai mbajti në duar një hartë, që përshkruante sfidat e Izraelit në rajon.

Qeveria izraelite ndërmori hapa në mënyrë që të sigurohej që personat që gjenden në Gazë të mund ta dëgjojnë fjalimin e Netanyahut, duke vendosur altoparlantë në kufijtë me këtë territor. Zyra e Netanyahut pretendoi se ushtria izraelite u kishte dërguar në telefona mobilë banorëve të Gazës fjalimin e Netanyahut.

Netanyahu tha se këto masa janë marrë në mënyrë që mesazhi i tij të mund të dëgjohet nga pengjet izraelite që po mbahen në Gazë. Ai madje iu drejtua pengjeve në hebraisht.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1 mijë e 200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Gjatë fjalimit në OKB, Netanyahu përmendi emrat e 20 pengjeve që besohet se ende janë gjallë dhe po mbahen në Gazë.

Ndërkaq, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 65 mijë palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë territor, shifra që konsiderohen të besueshme nga OKB-ja. (Marrë në REL)

Lexo po ashtu:

Netanyahu i flet karrigeve bosh në OKB — thotë se njohja e Palestinës është e turpshme

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 26/09/2025 26/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?