KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përfundoi protesta madhështore në Hagë: Shqiptarët nga mbarë bota kërkuan drejtësi për UÇK-në
Politikë

Përfundoi protesta madhështore në Hagë: Shqiptarët nga mbarë bota kërkuan drejtësi për UÇK-në

Kosova News
Kosova News 15:29 -14/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka përfunduar protesta masive e mbajtur sot në Hagë kundër padrejtësive në proceset gjyqësore të Gjykatës Speciale. Rreth 10 mijë shqiptarë nga Kosova dhe diaspora u mblodhën pranë ndërtesës së Gjykatës për të shprehur mbështetjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për të kërkuar respekt për sakrificën e luftëtarëve të lirisë.

Protesta nisi me intonimin e himnit kombëtar shqiptar dhe atij të Kosovës, ndërsa atmosfera u mbush me flamuj kuq e zi dhe thirrje të fuqishme për drejtësi. Pjesëmarrësve iu drejtuan disa figura të njohura publike. Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, kujtoi bisedat që kishte pasur me Hashim Thaçin dhe theksoi se një gjykatë e drejtë nuk mund ta dënojë atë pasi, sipas tij, “nuk ka prova”.

Ndërkohë, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, deklaroi se “UÇK nuk lindi nga urrejtja, por nga padrejtësia”, duke theksuar se liria ishte rezultat i gjakut dhe sakrificës së mijëra shqiptarëve. Ai i bëri thirrje botës demokratike të mos mbyllë sytë ndaj padrejtësive të Speciales.

Në një fjalim tjetër, Fatmir Koci, një nga organizatorët e protestës, pyeti me tone të ashpra: “A ishim ne agresori? Apo luftuam në shtëpitë tona?” duke theksuar se populli i Kosovës kërkoi vetëm liri e dinjitet, e jo territore.

Kulmin e protestës e shënoi performanca e këngëtarit atdhetar Arif Vladi, i cili emocionoi turmën me këngë për lirinë dhe sakrificën e shqiptarëve.

Ky manifestim masiv, i zhvilluar në atmosferë paqësore, dëshmoi unitetin dhe solidaritetin e shqiptarëve kudo që jetojnë, duke përcjellë një mesazh të qartë: kërkesa për drejtësi të vërtetë dhe përfundimin e padrejtësive ndaj UÇK-së.

Gjithashtu lexoni:

Tri kazerma të FSK-së do të ndërtohen me investime milionëshe

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Kurti: Paga minimale 500 euro dhe më shumë mbrojtje për të drejtat e punëtorëve

Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet

Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?

Kosova News 14/09/2025 14/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Nis rehabilitimi i zonave të degraduara në pellgun e Drinit të Bardhë
14:51 -24/07/2026
Tri kazerma të FSK-së do të ndërtohen me investime milionëshe
13:52 -24/07/2026
Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë
13:35 -24/07/2026
Kurti: Paga minimale 500 euro dhe më shumë mbrojtje për të drejtat e punëtorëve
13:05 -24/07/2026
Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet
12:50 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?