Edhe pse protesta zyrtarisht është paralajmëruar të fillojë nga ora 14:00, protestuesit tashmë kanë filluar të grumbullohen para selisë së Gjykatës Speciale në Hagë.
Qytetarë nga diaspora, familjarë të të akuzuarve dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta po marrin pjesë në këtë tubim, ku kërkohet drejtësi dhe një proces i drejtë gjyqësor për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim.
Mbështetësit janë dëgjuar duke thirrur njëzëri slogane si: “President, ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke”, duke shprehur pakënaqësi ndaj Gjykatës Speciale dhe duke e konsideruar luftën e UÇK-së si të drejtë dhe çlirimtare.
Në vendin e ngjarjes janë parë edhe autoritetet holandeze, të cilat kanë ndërhyrë për të mbajtur situatën nën kontroll, ndërsa po monitorojnë nga afër zhvillimet.

Protesta, e paralajmëruar nga ora 14:00, ka për qëllim kundërshtimin e Gjykatës Speciale dhe përkrahjen e të akuzuarve, duke dërguar një mesazh të qartë se shqiptarët nuk heqin dorë nga mbrojtja e luftës çlirimtare të Kosovës.


