KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti me thirrje për një front të bashkuar kundër varësisë
Lajme

Kurti me thirrje për një front të bashkuar kundër varësisë

Kosova News
Kosova News 12:20 -10/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në konferencën “Një komunitet pa varësi”, kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se një komunitet pa varësi është mision kombëtar. Ai tha se nuk mund të pranojnë që varësia të bëhet realiteti i hidhur i rrugëve, i shkollave apo i familjeve në Kosovë.

“Jemi mbledhur sot për një beteje të përbashkët, betejë për jetën, për dinjitetin dhe për të ardhmen e fëmijëve. Një komunitet pa varësi është mision kombëtar që na thërret të gjithëve pa përjashtim. Jemi këtu bashkë, sepse së bashku po angazhohemi për një shoqëri të mirë ku çdo fëmijë dhe çdo i ri do të ketë mundësinë të jetojë me dinjitet dhe me shpresë”, deklaroi kreu në detyrë i qeverisë në konferencën e organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit në partneritet me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, Trust Circle Foundation dhe organizatën Labyrinth.

Tutje Kurti tha se Qeveria e Kosovës e ka të qartë se lufta kundër varësisë kërkon qasje gjithëpërfshirëse dhe të bashkërenduar që, sipas tij, fillon nga parandalimi, vijon me edukimin e ndërgjegjësimin, ofron mbështetje psiko-sociale dhe shëndetësore me qëllim të zvogëlimit të dëmit për ata që marrin drogë dhe garanton rehabilitim e ri-integrim dinjitoz në shoqëri.

“ Jemi të përkushtuar në zbatimin e strategjisë shtetërore kundër drogave 2024-2028 si një nga prioritetet për mbrojtjen e shëndetit publik. Përmes kësaj strategjie kemi përcaktuar masat e qarta që kombinojnë luftimin e zinxhirëve të shpërndarjes së drogave në forcimin e mekanizmave të edukimit në veçanti tek moshat e reja shkollore, por edhe parandalimin e rehabilitimin duke i pasur të gjitha këto në fokus. Ne po fuqizojmë policinë në luftën kundër shpërndarjes së substancave narkotike, ndërkohë po investojmë në qendra trajnimi dhe programe rehabilitimi për të rinjtë tanë”, deklaroi tutje shefi në detyrë i qeverisë.

- Reklamë -

Kurti tha se nuk mund të pranojnë që varësia të bëhet realiteti i hidhur.

“Ne nuk mund të pranojmë që varësia të bëhet realiteti i hidhur i rrugëve tona, i shkollave tona apo i familjeve tona. Kjo është një betejë që e fitojmë vetëm së bashku institucionet, policia, komunat, shoqëria civile, mediat, shkollat, prindërit dhe vetë të rinjtë. Sot bëjmë thirrje për një front të bashkuar e të palëkundur kundër varësisë. Vetëm një komunitet i vetëdijesuar, i angazhuar dhe aktiv mund të krijojë të ardhme të lirë nga varësia” deklaroi Kurti në këtë konferencë.

Ndërkohë, Remzije Krasniqi, presidente e Bordit Drejtues të KOMF-it, tha se viteve të fundit fëmijët dhe të rinjtë, përdorues të substancave narkotike janë ndër tre kategoritë më të cenueshme.

“Fatkeqësisht kjo kategori e fëmijëve shpesh është në hije për shkak të mungesës së plotë të qasjes në shërbime sociale, shëndetësore, rehabilituese, por edhe stigma dhe paragjykimi që e kanë në shoqëri”, tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

Mbyllja e Evropës: Gjithnjë e më pak hapësirë ​​për migrantë

Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punimet

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Kosova News 10/09/2025 10/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?