KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në Kosovë, moti i ngrohtë në fillim të javës, reshje shiu nga e enjtja
Lajme

Në Kosovë, moti i ngrohtë në fillim të javës, reshje shiu nga e enjtja

Kosova News
Kosova News 08:21 -08/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kjo javë në Kosovë do të nisë me mot të mirë dhe stabil, por sipas parashikimeve të fundit meteorologjike, nga dita e enjte pritet rikthimi i reshjeve të shiut.

Tri ditët e para të javës, përkatësisht nga e hëna deri të mërkurën, do të karakterizohen nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara ose të pjesshme. Temperaturat do të jenë të larta për këtë periudhë të vitit, me vlera maksimale që në disa rajone do të arrijnë deri në 32 gradë Celsius.

Të hënën, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14 gradë, ndërsa maksimalet nga 25 deri në 31 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me intensitet të lehtë deri mesatar.

E marta do të vijojë me mot të ngjashëm, ku temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 14 gradë, dhe maksimalet nga 27 deri në 32 gradë, ndërsa era pritet të fryjë po ashtu nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë.

E mërkura do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, me temperatura që do të sillen nga 10 deri në 13 gradë minimalet dhe nga 27 deri në 32 gradë maksimalet, ndërkohë që era nga veriperëndimi mund të jetë lokalisht më e fortë.

Nga dita e enjte pritet ndryshim në kushte meteorologjike. Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, por gjatë pasdites parashihen reshje lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë, ndërsa ato maksimale nga 27 deri në 31 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me intensitet nga 1 deri në 8 metra për sekondë.

Të premten do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa gjatë ditës pritet të ketë reshje shiu. Temperaturat do të pësojnë rënie, me minimalet që priten të sillen nga 10 deri në 13 gradë dhe maksimalet nga 24 deri në 27 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit me intensitet të lehtë deri mesatar.

Gjithashtu lexoni:

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

Kosova, drejt heqjes së tarifave roaming me BE-në

KEDS-i gjobitet me 65 mijë euro për njehsorët e skaduar

​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës

Qeveria miraton dhënien me qira të një pjese të pronës publike në Reçak për shfrytëzimin e gurit gëlqeror

Kosova News 08/09/2025 08/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?