KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MAShTI vazhdon mbështetjen për fëmijët e familjeve me asistencë sociale
Arsim

MAShTI vazhdon mbështetjen për fëmijët e familjeve me asistencë sociale

Kosova News
Kosova News 18:25 -05/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas pilotimit të Programit të Kuponëve, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI)  ka njoftuar se ofron pagesë të plotë për kopsht (kuponë) për përfituesit e Skemës së Asistencës Sociale (SAS) që kanë fëmijë të moshës 3 deri në 5 vjeç. Kuponi ofrohet për të ndjekur kopshte private dhe kopshte publiko-private të licencuara për vitin shkollor 2025/26, pa asnjë kosto për prindërit.

Sipas MAShTI-t,  programi do të mbuloj pagesën e kopshtit për të gjithë ciklin e edukimit të fëmijërisë së hershme, dhe  pagesën për transport për fëmijët të cilët nuk janë në gjendje të udhëtojnë, distanca e të cilëve është së paku 4 kilometra larg nga kopshti i përzgjedhur në procedurë të aplikimit.

“Familjet e regjistruara në SAS të cilat banojnë në Prishtinë, Fushë Kosovë, Prizren, Ferizaj, Lipjan, Gjilan, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Vushtrri, Graçanicë, Drenas, Shtime, Suharekë, dhe Klinë ftohen të aplikojnë në Programin e Kuponëve në mënyrë që të përfitojnë nga program”, thuhet në njoftim.

MAShTI sqaron se pjesëmarrja në Program të Kuponëve nuk do të ndikojë në përfitimet nga Skema e Asistencës Sociale.

Kriteret për aplikim janë: Familja duhet të jetë e regjistruar në SAS si përfituese, të ketë të paktën një fëmijë të moshës nga 3 deri në 5 vjeç në kohën e regjistrimit në kopsht. Mosha e fëmijës llogaritet nga data e ofrimit të shërbimit në kopsht, jo nga data e aplikimit në Program. Rrjedhimisht prindi apo kujdestari ligjor mund të aplikoj edhe para se fëmija të ketë mbushur moshën 3 apo 5, duke filluar nga 2 vjet e 6 muaj deri në moshën 4 vjet e 6 muaj. Me kusht që vijimin në kopsht ta nis në moshën 3 vjeçare dhe ta përfundoj kur fëmija fillon edukimin e detyrueshëm parafillor pas moshës 5 vjeçare, fëmija duhet të ketë vendbanimin në komunën ku aplikon për ta vijuar kopshtin.

“Për ndihmë rreth aplikimit, procesit të përfitimit dhe çështjeje tjera në lidhje me Programin e Kuponëve, drejtohuni tek Qendra për Punë Sociale (QPS) në komunën tuaj”, thuhet në njoftim.

 Aplikimi ka filluar më 01 shtator dhe është i hapur deri me datën 21 shtator 2025 dhe realizohet përmes platformës elektronike e-kosova: https://ekosova.rks-gov.net/596

Gjithashtu lexoni:

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Sot mbahet Testi i Arritshmërisë në Kosovë, marrin pjesë 23 mijë nxënës

Kosova News 05/09/2025 05/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?