KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti rithekson mbështetjen e qeverisë për fermerët
Ekonomi

Kurti rithekson mbështetjen e qeverisë për fermerët

Kosova News
Kosova News 14:37 -02/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Bujqesisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, zëvendësministrin e këtij dikasteri, Imri Demelezi dhe deputetë të Kuvendit, mori pjesë në shënimin e Ditës së Aronisë Organike, që u organizua nga Shoqata Nacionale e Pemëve të Imëta “Mjedra e Kosovës” .

Zyra e kryeministrit njoftin se në fjalën hyrëse, Kurti tha se kjo ngjarje është dëshmi e përkushtimit dhe vizionit, për një kulturë bujqësore të re në Kosovë dhe për zhvillimin e bujqësisë së qëndrueshme, e në veçanti të bujqësisë organike. “Sot po promovojnë një produkt relativisht të ri për Kosovë, por edhe të prodhuar në një sistem të ri alternativë, siç është sistemi i prodhimit organik apo BIO apo ekologjik siç quhet ndryshe”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se Aronia në Kosovë filloi të kultivohej në vitin 2011 dhe brenda një periudhe të shkurtër kohore, falë punës së palodhur e të kujdesshme të fermerëve tanë dhe mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë, sektori i aronisë dhe ai i bujqësisë organike ka marrë formë të qëndrueshme dhe sot, rreth 90 fermerë kultivojnë 100 hektarë me aroni, shumica sipas standardeve organike.Më tej, kryeministri Kurti theksoi se brenda një viti prodhimet tona do ta kenë logon dhe standardet organike të Republikës së Kosovës, meqenëse deri tani fermerët tanë janë certifikuar me standarde organike nga Bashkimi Evropian dhe vende tjera.Ai tha se përkrahja e madhe financiare, si asnjëherë më parë, me mbi 535 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë gjatë mandatit tonë qeverisës, duhet plotësuar me infrastrukturë tjetër të domosdoshme, krahas lehtësirave burokratike.”Besojmë se këto forma mbështetëse dhe të tjera në vazhdimësi që do të prezantojmë, do t’ia mundësojnë fermerëve tanë të jenë të vlerësuar e të mbrojtur në tregjet tona vendore e të huaja; e po ashtu sofrat, tryezat e shtëpive tona të jenë edhe me prodhime organike me logo të Kosovës”, tha ai.Kryeministri Kurti ritheksoi mbështetjen e qeverisë për fermerët, për bizneset agro-ushqimore dhe për të gjithë ata që po kontribuojnë në këtë sektor, meqë siç tha ai, aronia dhe pemët e imëta nuk janë vetëm kultura bujqësore, ato janë pjesë e së ardhmes sonë ekonomike dhe shembull i asaj se si mund të zhvillohet Kosova në mënyrë të shëndetshme, të qëndrueshme dhe me perspektivë evropiane.”Është obligim dhe përkushtim i yni si Qeveri që të festojmë ditët e prodhimeve tona.

Andaj, si kryeministër dhe si Qeveri, do të jemi gjithmonë pranë prodhuesve, fermerëve e ndërmarrësve tanë”, tha Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Sorensen dhe Kurti diskutojnë për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve serbë në institucione

Miratohet nisma për marrëveshjen e grantit prej 17.2 milionë eurosh për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë

Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit

Nis rehabilitimi i zonave të degraduara në pellgun e Drinit të Bardhë

6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Kosova News 02/09/2025 02/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?