KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dezinformatat serbe për aleancën Kroaci–Shqipëri–Kosovë, ekspertët: Pjesë e luftës hibride
LajmeSiguri

Dezinformatat serbe për aleancën Kroaci–Shqipëri–Kosovë, ekspertët: Pjesë e luftës hibride

Kosova News
Kosova News 15:35 -22/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në një periudhë të tensioneve gjeopolitike në Ballkan, zhvillimi i marrëdhënieve ushtarake mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës është përfshirë një kampanjë dezinformomi. Sipas artikullit të publikuar në portalin “Kosovo Online”, kjo aleancë është paraqitur si një përpjekje për të vepruar “jashtë kornizës së NATO-s” dhe interesave të Bashkimit Evropian. Ekspertë të çështjeve të sigurisë në Kosovë po konsiderojnë që “kjo është pjesë e luftës hibride që Serbia e bën në drejtim të Kosovës”.

Në artikullin e publikuar nga “KosovoOnline” me titull “Radojkoviq: Pakti ushtarak i Shqipërisë, Kroacisë e Kosovës jashtë kuadrit të NATO-s, është i kthyer drejt Uashingtonit” historiani serb, Stefan Radojkoviq, ka tentuar ta paraqes këtë bashkëpunim si një mundësi për rritjen e ndikimit të Shteteve të Bashkuara në rajon, duke e konsideruar aleancën si një nismë për të “luftuar ndikimet malinje dhe luftën hibride”.

Por një pretendim të tillë e mohojnë ekspertët e sigurisë në Kosovë e mohojnë një gjë të tillë, ndërsa KosovaPress nuk ka marrë ende një përgjigje në pyetjet drejtuar “Kosovo Online” lidhur me këtë çështje.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Korab Blakaj thotë për KosovaPress se Serbia zhvillon narrativa të tilla përmes portaleve që janë pjesë e luftës hibride.

“Portali që e mban këtë narrativë është një portal i cili është pjesë e luftës hibride që e bë Serbia në drejtim të Kosovës dhe i jep të zhvillojë narrativa të tilla. Kjo është absolutisht e pavërtetë, për shkak se aleanca ose marrëveshja e nënshkruar mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, nuk bie fare në kundërshtim me paktin e NATO-s, sepse edhe Kroacia edhe Shqipëria janë të dyja vende anëtare. Po ashtu, nuk bie në kundërshtim me NATO-n, sepse kjo aleancë, domethënë nuk prek ose nuk kundërshton interesat e paktit të NATO-s dhe gjithashtu kjo aleancë është bërë domethënë në modelin e disa aleancave të tjera, të cilat po ashtu janë brenda NATO-s”, thotë njohësi i çështjeve të sigurisë, Korab Blakaj.

Pretendimet e tilla të publikuara në këtë portal i mohon edhe eksperti i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi. Ai thekson se aleanca ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci është krijuar për të bërë një sistem të mbrojtjes së përbashkët dhe nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve tjera, sikurse ka Serbia ndaj Kosovës.

“Kjo është si marrëveshje për mbrojtje të përbashkët, një aleancë e re, në kuptim të asaj edhe kjo është bërë komfor asaj që janë tri vende mike dhe kanë një sistem të ndajnë, ta bëjnë një sistem të mbrojtjes së përbashkët edhe nuk kanë pretendime territoriale të shteteve e tjera, çka nënkupton se nuk kanë një qëllim agresiv ndaj shteteve tjera, sikur që ka Serbia me pretendime territoriale, për këtë arsye mendoj që krejt kjo bën që nuk ka nevojë për shqetësim as për aleancën e NATO-s, as për vendet tjera, ngase as Kroacia, as Shqipëria, as Kosova nuk kanë pretendime territoriale sikur që ka Serbia ndaj Kosovës”, ka shtuar Ibishi.

Edhe në Ministrinë e Mbrojtjes të Kosovës thonë se pavarësisht qëndrimeve të Serbisë, Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me shtetet me të cilat ndan të njëjtën pikëpamje sa i përket sigurisë.

“Është e qartë që marrëveshja trelaterale është iniciativë rajonale dhe nuk është në kuadër të NATO-s, por aleancat e tilla nuk i ndalon NATO. Pavarësisht qëndrimeve të Serbisë, Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me shtetet me të cilat ndajmë të njëjtën pikëpamje sa i përket sigurisë, angazhimit të përbashkët kundër luftës hibride dhe mbrojtjes së vlerave demokratike, dhe nëse Serbia në çfarëdo forme ndihet e kërcënuar sa për të polemizuar marrëdhëniet e forta Kosove-Kroaci-Shqipëri, është problem i saj. Iniciativa si e tillë do të zgjerohet”, ka thënë në një përgjigje me shkrim zëdhënësja Liridona Gashi.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia më 18 mars kanë nënshkruar një deklaratë në Tiranë, përmes së cilës vendet angazhohen që të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci e nënshkroi këtë deklaratë së bashku me homologun nga Shqipëria, Pirro Vengu dhe atë kroat, Ivan Anushiq.

Ndryshe, deklarata e Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës mbi bashkëpunimin në mbrojtje pati shkaktuar reagime të forta në Serbi, ku zyrtarë serbë e kanë konsideruar marrëveshjen “veprim antiserb” që synon konfirmimin e shtetësisë së Kosovës dhe dobësimin e Beogradit./KP/

Gjithashtu lexoni:

Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd

Haxhiu: Nexhmije Pagarusha, zëri i artë që frymëzoi breza të tërë

AUV fillon kontrollet emergjente pas dyshimeve për helmime në Prishtinë dhe Han të Elezit

William Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte

Maqedonci takon atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin

Kosova News 22/08/2025 22/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?