KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “As Beckham e as Rooney nuk i shpëtuan momenteve të vështira”, Maguire pas kritikave
Sport

“As Beckham e as Rooney nuk i shpëtuan momenteve të vështira”, Maguire pas kritikave

Kosova News
Kosova News 14:43 -22/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Harry Maguire ka folur pas humbjes minimale të Manchester United në startin e sezonit të Ligës Premier kundër Arsenalit me rezultat 1-0 në ndeshjen e luajtur në Old Trafford.

Mbrojtësi anglez, në një intervistë për mediumin The Athletic, u shpreh se skuadra meritonte më shumë nga ajo sfidë.

“Është gjithmonë zhgënjyese të humbasësh. Ky klub ka detyrimin të fitojë çdo ndeshje dhe kur vesh këtë fanellë, nuk mund të ndihesh i kënaqur pa tre pikët. Jemi ende me zero pikë, edhe pse e dimë që duhet të kishim më shumë. Nga ana tjetër, pati gjëra pozitive: luajtëm me më shumë intensitet dhe e meritonim të paktën një barazim”, ka thënë fillimisht Maguire.

Maguire foli tutje për konkurrencën në mbrojtje dhe përforcimet e reja.

“Ka konkurrencë të shëndetshme. Trajneri duhet të marrë vendime të vështira sepse kemi një skuadër shumë cilësore. Unë dhe Matthijs mund të luajmë si qendërmbrojtës, por edhe në krahë. E kam treguar me Anglinë, ashtu si edhe ai me Holandën. Kjo konkurrencë është pozitive dhe na ndihmon të gjithëve”.

“Mbeumo, Matheus Cunha dhe Sesko kanë treguar menjëherë se mund të shënojnë dhe të krijojnë raste. Janë të vështirë për t’u mbrojtur. Cunha mund të shënojë nga çdo distancë, Bryan është shumë i rrezikshëm në shtyllën e dytë, ndërsa Benjamin është i fuqishëm, i shpejtë dhe dominon në ajër. Pikërisht ky është niveli i lojtarëve që i nevojiten këtij klubi”.

Anglezi foli edhe për kritikat dhe të kaluarën, duke përmendur emra legjendash si David Beckham dhe Wayne Rooney, teksa theksoi se është mësuar me presionin.

“Kam ditur gjithmonë t’i menaxhoj kritikat. Kam qëndruar i fortë mendërisht dhe tani përpiqem ta përcjell këtë eksperiencë tek më të rinjtë. Të gjithë kanë periudha të vështira, edhe legjenda si Beckham apo Rooney”.

“Personalisht, vetëm gjashtë muajt e parë kanë qenë më problematikë. Dy vitet e gjysmë të fundit kanë qenë shumë pozitive, kam rigjetur marrëdhënie të mirë me tifozët dhe ndihem në një formë të shkëlqyer. Të luash për këtë klub është nder dhe privilegj”.

“E ardhmja? Jam i sigurt se klubi ka dhënë sinjal të prerë se nuk do të më linte të largohesha me çdo kusht. Ka pasur interesime, por përgjigjja ka qenë e qartë. Në muajt e ardhshëm do të diskutojmë për kontratën – nëse do të ketë rinovim apo ndonjë opsion tjetër në janar. Kam idetë e mia, por nuk është momenti për t’i bërë publike. Ky klub është i veçantë dhe do të ishte gabim ta braktisje lehtësisht”, përfundoi anglezi. 

Gjithashtu lexoni:

Spanjë – Belgjikë, formacionet zyrtare

Francë – Marok, formacionet zyrtare

Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës

Kosova News 22/08/2025 22/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet
21:00 -10/07/2026
Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin
20:55 -10/07/2026
Spanjë – Belgjikë, formacionet zyrtare
20:36 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?