KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Berisha: Qeveria llogarit mallrat për Kosovën si eksporte shqiptare
Rajon

Berisha: Qeveria llogarit mallrat për Kosovën si eksporte shqiptare

Kosova News
Kosova News 13:50 -19/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e përditshme me gazetarët këtë të martë ka denoncuar atë që e cilëson si një “mashtrim të qëllimshëm dhe kriminal” nga qeveria Rama dhe INSTAT për një falsifikim sipas tij, të të dhënave të eksporteve.

Në konferencën e përditshme me gazetarët, Berisha deklaroi se qeveria po paraqet një realitet të rremë mbi ekonominë, duke përfshirë në të dhënat e eksporteve mallrat që kalojnë tranzit nga porti i Durrësit për në Kosovë, të cilat sipas tij janë importe të Kosovës.

“Askush nuk mund ta besojë këtë mashtrim të paskrupullt. Ata quajnë eksporte mallrat transit që nga Durrësi kalojnë në Kosovë, që janë importe të mirëfillta të Kosovës”, u shpreh Berisha.

Ai tha se ky veprim ka për qëllim të maskojë krizën e thellë të sektorit të eksporteve në Shqipëri, të goditur rëndë nga ajo që Berisha e cilësoi si “fluksi i narkoeuros”, sipas ish-Kryeministrit.

“Në këtë garë të turpshme, mashtrimi publik përbën krim në ligjet e vendit dhe në ligjet e çdo shteti. INSTAT dhe jo vetëm ai, i kanë lejuar vetes të mashtrojnë, të gënjejnë, t’u paraqesin shqiptarëve një realitet të kundërt nga ai që është”, deklaroi ai.

Sipas tij, përfshirja e mallrave të Kosovës si eksporte shqiptare është një “akt monstruoz”, i cili ka si qëllim fshehjen e të vërtetës për rënien e thellë të eksporteve vendase.

“Eksportet kanë rënë me 32% nga viti në vit. Vetëm këtë vit, ka një rënie prej 7%. Për ta fshehur këtë dramë, Edi Rama dhe INSTAT po shpallin si eksporte atë që janë në fakt importet e Kosovës”,theksoi Berisha.

Berisha theksoi se në të kaluarën, sipas tij vetëm industria e këpucëve kishte deri në 100 mijë të punësuar, por sot sipas tij, kjo industri dhe të tjera janë rrënuar si pasojë e politikave të qeverisë.

“Ky fluks ka zhvlerësuar euron me 35% që nga 2014-a. Ndërmarrjet eksportuese janë goditur në mënyrë fatale. Shumë prej tyre nuk mund të operojnë më me një fitim 30 apo 35 përqind”, tha Berisha./EuroNews/

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 19/08/2025 19/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan
08:31 -10/07/2026
Sot nisin bisedimet për formimin e institucioneve: Kurti pritet të takohet me Hamzën dhe Abdixhikun
08:28 -10/07/2026
Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?