KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Të paktën 17 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Botë

Të paktën 17 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Kosova News
Kosova News 22:36 -14/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se të paktën 17 persona u vranë të enjten nga sulmet ajrore izraelite, teksa ushtria ka intensifikuar bombardimet në Qytetin e Gazës.

Në mesin e viktimave ishin gjashtë civilë që po prisnin të merrnin ndihma humanitare, tha zëdhënësi i kësaj agjencie, Mahmud Bassal.“Forcat izraelite po intensifikojnë sulmet në zonën Zeitun” në Qytetin e Gazës, tha ai.Ushtria izraelite nuk ka komentuar për këto pretendime.“Për të katërtën ditë me radhë, zona është goditur nga ushtria, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Shumë njerëz nuk mund të largohen nga zona për shkak të luftimeve”, theksoi Bassal.Një ditë më parë, kreu i ushtrisë izraelite miratoi planin e ri për operacione në Rripin e Gazës, që synojnë lirimin e të gjitha pengjeve dhe mposhtjen e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian

.Ushtria izraelite ka thënë se synon marrjen e kontrollit të plotë të Qytetit të Gazës dhe kampet e refugjatëve që gjenden në afërsi. Këto janë disa nga zonat më të populluara në territorin palestinez, ku ka shkatërrime të mëdha si pasojë e luftës që nisi mbi 22 muaj më parë.

Lufta nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.Ofensiva izraelite ka vrarë më shumë se 61.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi – shifra që OKB-ja i konsideron të besueshme./REL

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 14/08/2025 14/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush
12:50 -14/07/2026
Në QKUK nis largimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë
12:27 -14/07/2026
Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE
12:10 -14/07/2026
Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor
11:41 -14/07/2026
Kushtet në Pediatri, reagon PRAK-u, kërkon hetim transparent dhe mbrojtje të pacientëve
11:24 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?